Sheshel: Gjingjiqi i ka dorëzuar Carla del Pontes dokumente për luftën në Kosovë

E Enjte, 06 September 2018 07:39

Kryetari i Partisë radikale të Serbisë Vojislav Sheshel ka prezantuar sot, siç i ka quajtur dokumente të besueshme për veprimet e ushtrisë e të policisë së Serbisë në Kosovë në vitin 1998,

Këto dokumente, ka thënë Shesheli, ish- kryeministri i Serbisë Zoran Gjingjiq në vitin 2002 ia kishte dorëzuar ish - kryeprokurores së Tirbunalit të Hagës Carla del Ponte, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se dokumentet përmbanin procesverbalet nga takimet e Komandës së përbashkët për Kosovën, e cila, ka saktësuar ai, ka qenë organ joformal i cili në vitin 1998 ka vepruar me qëllim të koordinimit të përpjekjeve të ushtrisë, të policisë e të sektorit civil në planet për shpartallimin e, siç e quajti ai, veprimtarisë terroriste në Kosovë.

"Gjingjiqi ka kërkuar nga Nebojsha Pavkoviq (ish- shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë i dënuar nga Haga në vitin 2009 me burgim për krime lufte në Kosovë, sqarim yni), t’ia sillte ato dokumente të cilat më pas ia dorëzoi Carla del Pontes. Ai kishte marrë disa dokumente edhe nga viti 1999, dy fletore të hirta me pasqyrën e lëndës arkivore të Ushtrisë së Jugosllavisë nga viti 1999 si dhe Ditarin operativ të luftës të komandës së zhvendosur të Armatës së Tretë”, citon portali serb “veçernje novosti” të ketë thënë Sheshel.

Sipas tij, dhënia e këtyre dokumenteve kryeprokurores së Hagës është akt tradhtie i Zoirna Gjingjiqit. Koha.net

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Aktualitet

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Një autobus me turistë çekë është aksidentuar në zonën e Llogarasë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ku autobusi me 50 turistë u doli nga rruga dhe u përplas...

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Politikë

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Kreu i Grupit Parlamentar të  LSI-së Petrit Vasili është shprehur së fundmi se amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen. “Rilindja me votimin idiot per amendimin e ligjit ne...

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Aktualitet

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”; nga këto rreth 70 000 lekë të reja...