Selimi: Thaçi, avokati më i madh i projektit serb në Kosovë

Premte, 07 September 2018 07:26

Si është e mundur që Kosova të udhëhiqet nga një mazhorancë që nuk mundet as një seancë ta zhvillojë?. Si mund të udhëhiqemi nga një Qeveri që nuk e ka shumicën.

Kështu nisi kritikat e tij Rexhep Selimi në Interaktiv të KTV-së, ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe partive në pushtet.

Selimi tha se koalicioni PAN, vetëm si koalicion arriti të marrë këtë pozitë, por se po e dëmton shumë shtetin.

Selimi tha se nuk morën pjesë në seancën e thirrur nga pozita, pasi fillimisht ata bënë shkelje të kodit. “Ne kërkuam seancë, disa orë para kësaj u mblodh kryesia dhe thirrën seancë para nesh. Kjo u bë vetëm për ta bllokuar seancën nga opozita”, tha Selimi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se pozita dhe opozita, me kërkesat e tyre të ndryshme, asnjëherë s’mund të dakordohen në diçka. “Ata vetëm po e bllokojnë Kosovën dhe funksionimin e Parlamentit. Po të ishin shumicë, ne s’do të mund ta bllokonim funksionimin e Kuvendit edhe pse jemi opozitë”, tha ai.

Selimi tha se duke e ditur që opozita nuk i ka 58 numra, pozita u bënte thirrje për t’i bërë këta numra e disa prej tyre do t’u ndihmonin. Por sipas tij, kjo thirrje nuk ishte reale.

“Teuta më nuk i bindet LDK-së, kështu ka bërë edhe më herët. Duke ditur qëndrimin e saj, ata po tallen me opinionin. Thirrja e pozitës ndaj nesh për t’i bërë për 58 numra, ishte thjesht për ta sjellë Rugovën në Kuvend”, tha ai.

Selimi tha se ka ngelur vetëm protesta të jetë mekanizmi për t’i ndalur veprimet që po bëhen nga Thaçi.

“Njëherë fliste për demarkacion, më pas korrigjim, më pas hoqi vijat e kuqe, e tash jemi në një situatë ku po kujdeset që në maksimum ta mbaj të fshehtë agjendën e tij me Vuçiqin. Po mbahet sekret vendimi që kanë marrë për Kosovën. Fuqimisht kjo duhet të kundërshtohet por edhe dënohet”, tha Selimi.

Presidenti i Kosovës, thotë Selimi, e ka krijuar një situatë kur edhe aleatët tanë janë konfuz me situatën këtu. “Ai është bërë agjenturë e planit të Serbisë në Kosovë. “Thaçi është avokati më i madh i planit serb në Kosovë”, tha Selimi.

“S’po ndodh asgjë që bëhet fjalë për bashkim, por një katrahurë”, tha ai tutje.

“Roli që ka Qeveria e Kosovës, e më shumë i Haradinajt dhe Limajt, nuk më pëlqen. Nëse po pretendojnë të marrin vendime për Kosovën, atëherë kush do të flas me Vuçiqin, Limaj apo Thaçi?", pyet Selimi, duke thënë se ata do jenë atje vetëm për t’ia rregulluar fotografinë Vuçiqit.

“Thaçi e ka në dorë edhe pushtetin e Haradinajt edhe të Limajt”, tha tutje.

Selimi ka thënë se asnjëherë partia nga vjen ai nuk kanë thënë që s’duan të kthehet Lugina, por se korrigjimi i kufijve sipas idesë së Thaçit, falë territore si Gazivodën e Trepçën.

Selimi tha se Lëvizja Vetëvendosje, i ka dalë në ballë shumë temave me rëndësi në Kosovë. “Ekziston edhe shoqëria civile që ka nisur hapa të tillë. Kosova ka nevojë të mbrohet”, ka thënë Selimi duke folur për protesta.

Selimi nuk ka folur për ndonjë datë të saktë, por shpejt do të thërrasin qytetarët për t’i mbushur sheshet.

“Ne po thërrasim qytetarët, nuk mendoj që LDK-ja do të bëjë të kundërtën. I thërrasim të gjithë sepse bëhet fjalë për interesin e Kosovës”, tha ai, duke shtuar se kanë kërkesë që të zhvillohen këto protesta sa më shpejtë.

Selimi ka thënë se VV-ja nuk do protesta të dhunshme dhe se asnjëherë s’kanë zhvilluar protesta të dhunshme. “Po presim që kjo protestë të kthehet në festë. Presim unitet e gatishmëri nga LDK-ja”, tha ai.

Selimi tha se LDK-në e kanë ftuar për shumë faktorë të ndryshëm, ndërsa ftojnë edhe anëtarësinë e PSD-së, siç tha ai, “sado modeste të jetë ajo”.

Fjalorin e Haradinajt e komentoi edhe Selimi. “Nuk dua të bie në nivelin e tij”, tha ai.

“Ai është mbi moshën 18-vjeç. Vet zgjodhi një fjalor të tillë.

Në fund ka folur edhe për listat e fryra të veteranëve.

“Një komision shtetëror për verifikimin e listave, në vend se t’i korrigjonte ka bërë të kundërtën Vetëm ka trefishuar listat”, tha ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...