Vuçiç nuk pranon të takojë Thaçin sot në Bruksel

Premte, 07 September 2018 11:52

Presidenti i Serbisë, Aleksanadar Vuçiq nuk ka pranuar të takojë sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel. Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha se sot nuk do të ketë takim, ndërkaq kur do të mbahet takimi i radhës, ai theksoi se nuk e di këtë gjë.

Shkak për këtë vendim, sipas Gjuriqit, ishte përgjigja e autoriteteve të Prishtinës drejtuar Vuçiqit në lidhje me kërkesën e tij për të vizituar pjesën veriore dhe ndalesën për të vizituar edhe liqenin e Ujmanit.

Sot, presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, po qëndrojnë në Bruksel, ku ishte paraparë të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në Bruksel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se procesi definitivisht po hyn në një fazë të re për të arritur deri te një marrëveshje historike të paqes.

“Ky proces i dialogut, negociatave paqësore besoj se do të shënojë progres për Kosovën dhe Serbinë dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Thaçi.

“Jam i vetëdijshëm se do të kemi pengesa për të ecur përpara, por jam i bindur se do të kemi përparim. Kjo gjendje e konfliktit të ngrirë është e paqëndrueshme, duhet të ecim përpara drejt paqes përfundimtare, drejt të ardhmes euro-atlantike të Kosovës, por edhe të ardhmes evropiane të Serbisë, që nënkupton më pak hapësira për ideologji jo perëndimore në Ballkan”, tha Thaçi.

“Në fund, definitivisht, ky dialog dhe marrëveshja përfundimtare ka kuptim kur të ndodhë njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë që nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, nënvizoi presidenti i Kosovës.

Ndërkaq, i pyetur në lidhje me insistimin e tij që marrëveshja të përfshijë edhe korrigjimin e kufirit të Kosovës me komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Thaçi tha se “Kosova është unike në favor të dialogut, Qeveria, Kuvendi, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat janë në favor të dialogut, marrëveshjes paqësore dhe demarkacionit të kufirit që nënkupton edhe përfshirjen e kësaj pjese”.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila po lehtëson edhe këtë takim, ka pritur fillimisht ndaras presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po shoqërohet në Bruksel edhe nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Maja Kociançiç, zëdhënëse e Bashkimit Evropian ka postuar në Twitter pamje nga takimi me delegacionin nga Kosova.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Behuni gati për më të keqen, ja kur do te ulen drastikisht temperaturat

Aktualitet

Behuni gati për më të keqen, ja kur do te ulen drastikisht temperaturat

Ditën e sotme ka rënë bora e parë në Dardhë të Korçës. Temperaturat kanë nisur të ulen ndjeshëm dhe kjo ndjehet kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe ato të...

Arratisja e Gruevskit, befason Zaev: Ai mund të jetë…

Bota Shqiptare

Arratisja e Gruevskit, befason Zaev: Ai mund të jetë…

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp tha se autoritet duhet të hetojnë nëse Gruevski e ka lëshuar vendin vullnetarisht apo është rrëmbyer. Zaev: “Ne do të bëjmë gjithçka...

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Globi

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Nje skene aspak e denje eshte shenuar ne parlamenin e Sri Lankes, kur ne mes te punimeve ka plasur grushti dhe deputetet jane rrahur keq mes tyre. Se paku, njeri...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!