Dështon takimi në Bruksel - Vuçiç refuzon të takohet me Thaçin

Premte, 07 September 2018 16:11

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritej të takoheshin të premten në Bruksel në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Por, ata u takuan secili veç e veç me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, por jo edhe më njëri tjetrin, meqë presidenti serb refuzoi të takohej për shkak të siç u tha "qasjes kërcënuese të Prishtinës".

Në një njoftim të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se ajo zhvilloi disa takime dypalëshe për të gjitha çështjet e hapura.

​"Vështirësitë mbeten. Besoj në përkushtimin e plotë të të dy presidentëve për të vazhduar procesin dhe për të arritur më muajt e ardhshëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse , detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Unë do ta organizojë takimin e radhës para javës ministrore në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për t'i bërë bashkë palët që të punojnë në përmbajtjen e marrëveshjes", thuhet në njoftim.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se vetëm sa po rriten vështirësitë për arritjen e një marrëveshjeje.

"Gjërat po bëhen edhe më të vështira sepse mospajtimet po thellohen dhe dallimet po shfaqen edhe pse sot kemi diskutuar vetëm përmes zonjës Mogherini dhe ato shfaqje të dallimeve të mëdha kanë ndikuar që të jemi në këtë fazë të reflektimit për vazhdimin e mëtutjeshëm. Këto takime janë shumë të rënda, shumë të vështira, pothuajse me gjasa teorike për arritjen e ndonjë marrëveshjeje", por sipas tij, "dialogu nuk ka alternativë".

Takimi trepalësh dështoi meqë, sic tha shefi i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, presidenti serb ka vendosur kësisoj pas, siç tha ai, “kërcënimeve, madje edhe ndaj vajzës 16 vjeçare të presidentit, sulmeve, shantazheve, si dhe përpjekjeve që t’i ndalohet vizita në veri të Kosovës dhe tek liqeni i Gazivodës" nga ana e autoriteteve në Prishtinë. Madje ai tha se "nuk dihet nëse do të ketë mundësi të vazhdohen bisedimet me njerëz të tillë"

Autoritetet serbe ju referuan një deklarate të kryetarit të parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli i cili kishte thënë se vizita e paralajmëruar e presidentit të Serbisë në Kosovë gjatë fundjavës është lejuar nga autoritetet në Prishtinë, por kishte tërhequr vërejtjen se nuk mund të lejohet çfarëdo veprimi destabilizues dhe presidenti serb nuk ka arsye të qëndrojë në liqenin e Gazivodës, që është një nga çështjet e diskutueshme në bisedimet ndërmjet palëve.

Zyrtarët serbë thanë se presidenti Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë, policinë dhe shërbimin serb të zbulimit që të shkëpusin çdo kontakt me autoritetet vendase e ndërkombëtare në Kosovë dhe se të premten në mbrëmje do të vendos nëse do të shkojë apo jo në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të premten ne Bruksel se “institucionet e Kosovës e kanë marrë vendimin e tyre. Unë e respektoj interesim e përfaqësuesve të Serbisë për të diskutuar me serbët e Kosovës dhe shpresoj që mesazhet e tyre do të jenë në funksion të paqes e stabilitetit në Kosovë dhe rajon”.

Para se të fillonte takimin dypalësh me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se procesi përfundimisht po hyn në një periudhë të re drejt një marrëveshjeje të paqes.

1 koment

  • Përgjigju TOMA

    kosova dhe gjithe trojet shqiptar,duhet drejtua kongresit te berlinit dhe te dhondoni korigjimin e kufinit te vitit 1911-1912 dhe 1913,ku evropa ika nda tokat shqiptare pa prezencen e shqiptarve.bare te kufizohet e verteta aty ku gjindet mas shumit shqiptar..tjeter rruge nuk ka,

    Saturday, 08 September 2018 00:54 komentuar nga TOMA

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...