Si bëhet korrigjimi i kufijve Serbi-Kosovë sipas mediave të huaja

Hënë, 10 September 2018 10:13

​Një nga mediat politike më të njohura në Evropë, “Politico”, i ka kushtuar në numrin e saj të radhës, me karikaturën kryesore në ballinë, zhvillimeve të fundit për një marrëveshje të mundshme mes presidentëve Vuçiq dhe Thaçi, për një “korrigjim kufijsh” mes vendeve të tyre, Serbi dhe Kosovë.

Në karikaturën e realizuar nga Ali Walker shfaqen hartat e Serbisë dhe Kosovës, mbi të cilat secila palë “vizaton” kufij me pistoletë-laps! Mesazhi i goditur duket se ka të bëjë me zhvillimet e fundit, për këtë çështje.

“Pas një debati të madh jo vetëm në shtetet përkatëse, por edhe në ambientet politike ndërkombëtare, ku palët u ndanë në llogore të ndryshme për të ashtuquajturin plan Vuçiq-Thaçi për shkëmbime territoresh, gjithçka u bllokua ditën e djeshme, kur “papritur” presidenti serb, refuzoi të ulej në tryezën e bisedimeve me presidentin Thaçi në Bruksel.

Plani për vizatime kufijsh të rinj mbi hartat e Serbisë dhe Kosovës, nga shumë kancelari të rëndësishme të Evropës si Gjermania dhe Britania e Madhe është konsideruar, si një precedent i rrezikshëm për Ballkanin Perëndimor, i cili mund të çojë në një efekt domino edhe për vende të tjera, si Bosnja apo Maqedonia”, thuhet në shkrim.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kapet ‘skifteri’ shqiptar, bashkëpunëtorët largohen si në filma

Aktualitet

Kapet ‘skifteri’ shqiptar, bashkëpunëtorët largohen si në filma

Një shqiptar është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë i kanë shpëtuar policisë. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme, ku këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i...

Grabitësi shqiptar kërcënon shqip dhe grabit 4 zviceranët

Bota Shqiptare

Grabitësi shqiptar kërcënon shqip dhe grabit 4 zviceranët

Natën e shkuar, rreth orës 00.15, katër burra u përballën me një person që fillimisht nuk e kuptuan se çfarë donte të thoshte. Pasi nuk u kuptua në gjermanisht, autori...

Dezinsektimi me fushata që “ha” fonde! Mushkonjat ngelen një shqetësim, sidomos në zonat bregdetare

Aktualitet

Dezinsektimi me fushata që “ha” fonde! Mushkonjat ngelen një shqetësim, sidomos në zonat bregdetare

Gjatë sezonit të verës një nga shqetësimet që shoqëron pushuesit dhe jo vetëm pranë zonave bregdetare është edhe pickimi nga mushkonjat. Edhe pse shteti shqiptar ka pesë vjet që u...