Kurti: Thaçi për t'i shpëtuar burgut, ta bjerë kufirin në Vushtrri

Hënë, 10 September 2018 12:24

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ironizuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se vetëm për t’i shpëtuar burgut, mund ta bjerë kufirin në Vushtrri. Madje, Kurti e ka quajtur Thaçin edhe si gjysmë president.

Sipas liderit të VV-së, Albin Kurti, kërkesa që iu bë ambasadorit rus në Tiranë nga Presidenti Thaçi, ishte vetëm për ta shpëtuar veten nga burgu.

Kurti ka cituar një bashkëluftëtar të presidentit Thaçi, duke thënë se ai është i gatshëm që kufirin ta bjerë deri në Vushtrri, vetëm që të mos shkojë në burg.

“Ambasadorit rus në Tiranë nga studioja e Opinionit të Blendi Fevziut, gjysmë Presidenti Hashim Thaçi i kërkoi takim me Putinin. Siç më tha një ish bashkëluftëtar i tij: "Ky Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!", ka shkruar Kurti. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!