Komandanti i KFOR-it për bllokadën e Vuçiçit: Ai rajon e ka historinë të ndjeshme

Hënë, 10 September 2018 13:08

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, në një intervistë për mediat serbe ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë marrë vendimin që Vuçiçi të mos e vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt.

Ai ka thënë se KFOR-i ka qenë i gatshëm të intervenojë për sigurinë e Presidentit të Serbisë.

“E para është Policia, i dyti EULEX-i, pastaj ne. Neve na u dha detyra që të merremi me sigurinë e Presidentit të Serbisë dhe ne e bëmë këtë. Ishim të gatshëm që të intervenojmë në të gjitha pjesët ku ishte presidenti që të kishte siguri. Këtë edhe e bëmë sepse gjithçka ishte në rregull përveç fshatit Banjë”, ka thënë ai.

“Ky fshat ndodhet në një rajon që ka historinë e vet dhe ajo është e ndjeshme. Atje ishte policia por edhe ne siç e konfirmuam edhe disa komentatorë, të gatshëm për të intervenuar. Por mendoj se ishte një vendim i mençur i presidenti tuaj që situata të mbetet e qetë, që të mbahet nën kontroll”, ka thënë Cuoci.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Aktualitet

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Gazetarja Sonila Meço rikthehet përfundimisht në ekran pas një periudhe të gjatë tërheqjeje nga televizioni por kurrsesi nga profesioni i saj dhe kontakti me publikun. Meço është bërë zyrtarisht pjesë e...

BE në Tiranë për të integruar qeverinë apo Shqiperinë? – Vasili ka një pyetje për Soreca-n

Politikë

BE në Tiranë për të integruar qeverinë apo Shqiperinë? – Vasili ka një pyetje për Soreca-n

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel pa praninë e opozitës. Ai shkruan se opozita ka qenë nga vitit 2013...

Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

Aktualitet

Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!