Lavdëroi Millosheviçin, BE ka një mesazh për Aleksandar Vuçiç

Hënë, 10 September 2018 15:44

Bashkimi Evropian reagoi ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Kosovë, gjatë të cilit, Sllobodan Millosheviçin e cilësoi si "udhëheqës të madh, me qëllimet më të mira".

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së e ngarkuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, tha se "nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi apo lavdërim" të atyre që kanë mbështetur politikën e Millosheviqit dhe veprimet e tij.

"Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të qarta", tha Kocijançiç.

Ajo theksoi se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe për këtë arsye "do të duhet të jenë në përputhje me parimet e BE-së, përfshirë pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore", transmeton REL.

Vuçiç ka qëndruar në Kosovë fundjavën e kaluar, ndërsa fjalimin e ka mbajtur në Mitrovicën e Veriut.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Edhe rusët ngrihen kur u shkelen të drejtat, protesta për pensionin

Globi

Edhe rusët ngrihen kur u shkelen të drejtat, protesta për pensionin

Në mbarë Rusinë po mbahen protesta për të kundërshtuar planin e qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension për pesë vjet. Mijëra persona morën pjesë në protestën në Moskë...

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Aktualitet

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Një grua në Fier i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një dozë të madhe ilaçesh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maj’, ndërsa sipas policisë viktima është A. F...

Hapen bursat 800 euro për studentët, ja ku duhet të aplikoni

Aktualitet

Hapen bursat 800 euro për studentët, ja ku duhet të aplikoni

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë. Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur...