Fjalimi i Vuçiq, Doris Pack pyet: A po i sakrifikon BE-ja bindjet e veta, si në të ’90-ën e hershme?!

Tuesday, 11 September 2018 07:26

Fjalimi i Aleksandar Vuçiqit në Mitrovicë dhe rehabilitimi që ai i bëri Milosheviqit janë kritikuar me reagime të shumta e të ashpra. Por vetë Bashkimi Evropian nuk ka reaguar kundër lartësimit që Vuçiqi i bëri Milosheviqit. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak politikanes gjermane, ish-deputetes së Parlamentit Evropian, Doris Pack, transmeton Koha Ditore.

Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, Pack ka shkruar:

“Presidenti aktual i Serbisë flet në Kosovë për Milosheviqin si ‘një lider i madh’ pa ndonjë reagim të zyrtarëve të BE-së? A po i sakrifikojmë bindjet tona për të ashtuquajturën realpolitikë, sikur që kemi bërë tepër gjatë në të nëntëdhjetat e hershme?”.

Pack, një politikane e njohur në Evropë, ka qenë prej zërave të dalluar në kundërshtimin e politikave të Milosheviqit në mbrojtje të Kosovës në vitet ‘90, ndërsa pas luftës ka qenë pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian që ka trajtuar çështjet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Modifikuar më Tuesday, 11 September 2018 09:59

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

SKANDAL/ Publikohen pamjet e “Shëruesit” që të zgjidh hallet përmes seksit (+18)

Aktualitet

SKANDAL/ Publikohen pamjet e “Shëruesit” që të zgjidh hallet përmes seksit (+18)

Emisioni “Stop” trajtoi sonte rastin e një “shëruesi”, ose siç njihen ndryshe guru”, që pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve. Por të gjitha këto probleme, “shëruesi” Shefqet i lidh me...

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe rumunëve

Aktualitet

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe rumunëve

Të burgosurit shqiptarë dhe ata rumunë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm në burgun e Sollicciano të Firences në Itali. Mediat italiane raportojnë se u desh ndërhyrja e gardianëve për...

Daçiç: I kam thënë kancelarit austriak se vetëm një budalla del në anën e humbësit

Globi

Daçiç: I kam thënë kancelarit austriak se vetëm një budalla del në anën e humbësit

Ministri i jashtë serb Ivica Daçiç, ka vazhduar të mburret pas dështimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e Interpolit. Ai ka thënë se një rezultat i tillë tregon se pa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!