Haradinaj: Loja me kufij, eksperiment i rrezikshëm

Tuesday, 11 September 2018 16:47

Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë u pyet nga gazetarët nese ai përkrah si kryeministër rezolutën e propozuar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, për bashkim të Luginës me Kosovën.

Duke mos u përgjigjur direkt pyetjes, Haradinaj tha se si kryeministër, ai e ka për detyrë të respektoj Kushtetutën e vendit.

“Ne do te mbajmë çdo herë vëmendjen dhe interesimin për Luginën e Preshevës. Detyra ime është zbatimi i Kushtetutës së vendit dhe ajo na obligon edhe në territor edhe në kufij”- tha Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Ai po ashtu shtoi se hapja e çështjes së kufijve është “Eksperiment i rrezikshëm dhe jam kundër këtyre lëvizjeve, dhe i sugjeroj që të gjithë të kenë parasysh këtë”.

Ndërsa mes tjerash Haradinaj u pyet nëse ka mundësi që të vizitojë Luginën e Preshevës në të ardhmen.

“Si Ramush Haradinaj po, si kryeministër nuk e di”- tha ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Krimet e Rënda caktojnë prokurorët për Shullazin, por..

Aktualitet

Krimet e Rënda caktojnë prokurorët për Shullazin, por..

Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se është caktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen “Shullazi”, por emrat nuk bëhen të ditur deri në...

Armëmbajtje pa leje dhe kokainë, 2 të arrestuar dhe 67 të shoqëruar

Aktualitet

Armëmbajtje pa leje dhe kokainë, 2 të arrestuar dhe 67 të shoqëruar

Dy persona janë arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Në rrugën “Asim Vokshi” u arrestua Arsen Caka 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik...

Ambasadori i SHBA në Kosovë Delawie, i përgjigjet Elez Blakajt

Bota Shqiptare

Ambasadori i SHBA në Kosovë Delawie, i përgjigjet Elez Blakajt

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, nuk deshi të komentojë lidhur me çështjen e dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj apo protestat kundër Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Sipas...