Nesër datë historike për Kosovën, PE voton për heqjen e vizave

E mërkurë, 12 September 2018 12:21

Nesër për qytetarët e Kosovës është një ditë e shënuar, pasi duke filluar që nga data 13 shtator ata do marrin lajmin nëse do mund të lëvizin pa viza në Europë.

Mësohet se Parlamenti Evropian më 13 shtator do të votojë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, bënë të ditur përmes një njoftimi Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian.

Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat e Parlamentit.

Votimi në Parlamentin Evropian ishte paraparë për muajt e ardhshëm por sipas njoftimit të komitetit LIBE “disa grupe parlamentare në Parlament kanë kërkuar që votimi të ndodhë në sesionin e shtatorit”.

Për liberalizimin e vizave është e domosdoshme që pajtimin ta japin edhe dy institucione kyçe të BE-së: Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare.

Të mërkurën kur raportuesja për vizat e merr mandatin për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Evropian, procesi kalon në nivelin e grupeve punuese.

Radio Evropa e Lirë mëson se takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 17 shtator.

Pasi që të përafrohen bisedimet në kuadër të grupit punues, pastaj çështja kalon në nivel të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, të cilët vendosin për këtë përmes votimit me një shumicë të kualifikuar.

Komisioni Evropian më 18 korrik të këtij viti, vendosi se Kosova i ka përmbushur gjitha kriteret dhe i rekomandoi Bashkimi Evropian të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Globi

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Presidenti Donald Trump urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të deklasifikojë një sërë dokumentesh që lidhen me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...