Emiratet e Bashkuara Arabe pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol

E mërkurë, 12 September 2018 18:42

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shprehur përkrahjen për anëtarësim të Kosovës në Interpol.

Kështu bëhet e ditur sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, në të cilin theksohet se një delegacion i kësaj ministrie ka marrë përkrahje nga zëvendëssekretari i Punëve të Brendshme të Emirateve, Lt. General Saif Abdullah Al Sha’far.

Zëvendësministri Selami Shkodra ka falënderuar Emiratet për ndihmën për refugjatët kosovarë dhe për ndihmën e pasluftës përmes kontingjentit të tyre në kuadër të KFOR-it dhe ndihmat tjera.

Gjatë këtij takimi, Shkodra theksoi se procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë është në interes të organizatave ndërkombëtare, shteteve anëtare dhenë veçanti për Kosovën.

“Anëtarësimi i Kosovës në organizata të sigurisë, sidomos anëtarësimi në INTERPOL është një prioritet kryesor i MPB-së, i cili do t’i mundësonte Kosovës që të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale, duke u bërë pjesë aktive në shkëmbimin e informacioneve për grupet kriminale”, tha ai, duke theksuar se Policia e Kosovës është një nga forcat policore më profesionale në rajon dhe ka aftësi të plotë për bashkëpunim ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni kosovar takoi grupin që është përgjegjës për organizimin e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it që mbahet në Dubai në muajin nëntor të këtij viti.

Delegacioni nga Kosova u prit edhe në Akademinë Policore të Abu Dhabit dhe të Dubait, ku u njoftuan me punën dhe organizimin e tyre.

Të dyja palët u pajtuan që të fillojnë bashkëpunimin konkret në fushën e përgatitjes profesionale për policet e rinj dhe bashkëpunimit policor në fusha tjera.

Delegacioni nga Kosova bëri homazhe tek memoriali "Wahat Al Karama" memorial i luftës për të nderuar ushtarët e Emirateve që kanë humbur jetën në misionet e huaja, në mesin e tyre nderoi heroin i cili humbi jetën në vitin 2001 në Kosovë, gjatë shërbimit të tij si pjesëtar i forcave të EBA në kuadër të KFOR-it.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Aktualitet

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Një autobus me turistë çekë është aksidentuar në zonën e Llogarasë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ku autobusi me 50 turistë u doli nga rruga dhe u përplas...

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Politikë

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Kreu i Grupit Parlamentar të  LSI-së Petrit Vasili është shprehur së fundmi se amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen. “Rilindja me votimin idiot per amendimin e ligjit ne...

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Aktualitet

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”; nga këto rreth 70 000 lekë të reja...