Albin Kurti akuza të rënda për Hashim Thaçin: Dikur tradhtar, sot kolaboracionist

E Enjte, 13 September 2018 10:28

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në “facebook”, Kurti e ka quajtur Thaçin tradhtar që tradhtinë ndaj shqiptarëve e ka bërë që moti, ndërsa sot është një kolaboracionist i Serbisë.

 “Thaçi nuk ka as kredibilitet dhe as legjitimitet për dialog me Serbinë. Prandaj, nuk është e rastësishme që ai nuk ka as mandat e as platformë. Veçse tradhtinë (ndaj shqiptarëve) e ka bërë moti Thaçi. Sot ai është veçse një kolaboracionist (i Serbisë). Sepse, gjithmonë Beogradi ka dëshiruar që Prishtina ta kërkojë shkëmbimin territorial: asisoj ne heqim dorë nga veriu ndërkohë që ajo s’e jep Preshevën, Medvegjën e Bujanocin”, ka shkruar Kurti, shkruan “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Dikur tradhtar, sot veçse kolaboracionist

“… u ndjeva më i miri, hodha shtat, u zbukurova, thuajse doja fyerje.” – Albert Camus, te novela “Renegati ose një mendjeprishur”

Gjashtë vjet të dialogut të Thaçit me Serbinë: nuk u shpërbënë strukturat paralele të Serbisë, nuk u kthyen të pagjeturit, nuk u kërkua reciprociteti i të drejtave, nuk u përmend diskriminimi në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nuk u fol për reparacionet e luftës dhe të okupimit, nuk u shtrua sukcesioni nga shpërbërja e Jugosllavisë etj.etj.

Në anën tjetër, si pasojë e dialogut 2011-2017: na u shtua fusnota e na u hoq Republika nga emërtimi, u vunë themelet e ‘Zajednicës’, u amnistuan kriminelët serbë në veri dhe u ndanë etnikisht gjyqësori e policia atje, nuk ka liri të lëvizjes në urën mbi Ibër kurse në veri lëvizin vetura pa targa, u krijua Lista Serbe, u sabotua interkoneksioni energjetik me Shqipërinë, nuk na i kthyen librat kadastralë, na e bllokuan anëtarësimin në UNESCO dhe INTERPOL, i shtuan arrestimet ndaj zyrtarëve tanë shtetërorë etj.etj.

Debakël, gjithsesi. Thaçi nuk ka as kredibilitet dhe as legjitimitet për dialog me Serbinë. Prandaj, nuk është e rastësishme që ai nuk ka as mandat e as platformë. Veçse tradhtinë (ndaj shqiptarëve) e ka bërë moti Thaçi. Sot ai është veçse një kolaboracionist (i Serbisë). Sepse, gjithmonë Beogradi ka dëshiruar që Prishtina ta kërkojë shkëmbimin territorial: asisoj ne heqim dorë nga veriu ndërkohë që ajo s’e jep Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

Politikë

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

  Ish Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa I përket propozimit për të dytën herë nga Kryeministri Rama të Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të...

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Bota Shqiptare

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se Qeveria mund të bjerë, por jo për shkak se ka marrë një vendim prej të cilit siç tha ai “është hidhëruar Lista...

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Është përfshirë nga flakët një banesë në Elbasan pasi shpërtheu një bombol gazi.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Katundi Ri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!