Rishikimi i kufijve Kosovë-Serbi, reagon Ismail Kadare: Cënon stabilitetin në rajon

E Enjte, 13 September 2018 10:50

Shkrimtari i madh Ismail Kadare teksa komenton ceshtjen e shumedebatuar per kufijte mes Kosoves e Serbise, deklaron prere se duhet te ruhet integriteti territorial i Kosoves. Ne nje bisede per Presheva Jone, ai thekson se “cdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptaret dhe serbet dialog e marrëveshje po në Bruksel, por asesi në dem të sovranitetit te Kosovës!
Ismail Kadare pajtohet plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe i bashkohet zërave të tyre për paprekshmërinë e kufijve, të cilat sipas shkrimtarit të njohur, janë “gjëra jo vetëm të ndjeshme në Ballkanin e përzierë, por edhe të rrezikshme për perspektivën e rajonit pas gjithë atij mundi, pas gjithë atij investimi, energjie nga ndërkombëtarët për promovimin e paqes dhe vënies së stabilitetit në rajon, pas gjithë atyre vuajtjeve dhe tmerrit që kishte përjetuar Ballkani këto vitet e fundit”.
Duke mos dashur të hyjë në të tilla maskarallëqe, pazare, siç shprehet Kadare, me propozimet rreth ndarjes së Kosovës, ai është shprehur për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”, kategorikisht kundër ndarjes, që sipas tij, “gjithsesi duhet ruajtur integriteti territorial i shtetit te Republikës së Kosovës dhe çdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptaret dhe serbet dialog e marrëveshje po në Bruksel, por asesi në dem të sovranitetit te Kosovës! Askush s’ka te drejte, Serbia jo se jo te cenoj integritetin territorial te Republikës së Kosovës. Reciprocitet mes Veriut dhe Lugines se Preshevës meqe keta te fundit nuk jane rehat..”.
Madje, sipas Kadare, “nisur nga historia, vuajtjet e popullit të Kosovës, sot nuk është duke u bërë aq sa duhet për këtë pjesë të Europës. Çdo angazhim për Kosovën nuk mjafton kurrë, sepse ajo e meriton shumë e më shumë…”.
Më pas, duke komentuar situatën e nxehtë në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, Kadare, thekson se, “situata në Luginën e Preshevës është e papranueshme, ku popullata e atjeshme, shqiptarët etnikë në trojet e tyre, ende në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikur viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Prandaj, po e përsëris se për popullin shqiptar, si në Kosovë, ashtu në Luginën e Preshevës, me një të kaluar me vështirësi të mëdha e me sakrifica, mund të themi se nuk është duke u bërë mjaft e aq sa duhet për ta, pasi ata meritojnë edhe më shumë. Nuk është kurrë shumë të bësh për ta. Është gjithmonë pak…” – thekson shkrimtari i madh.
Ndërkaq, sa i përket vizitave të kreut të shtetit serb në Kosovë, Kadare thotë se, “ashtu si serbët e Kosovës që presin personalitetet e tyre të larta nga një vend fqinj, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë dhe dëshirë, bile së paku për të mos u harruar, që të vizitohen nga personalitetet tona nga Prishtina dhe Tirana”.
“Përfaqësuesit e popullit tonë, dhe jo vetëm këta, por të gjithë ne bashkërisht: shkrimtarë, intelektualë, rinia, meqë gjendemi para një sërë sfidash, na presin edhe shumë detyra dhe përgjegjësi të mëdha për të ardhmen e kombit tonë, ndaj nuk duhet ndalur së punuari, duhet vazhduar misioni ynë për zhvillimin e kombit tonë, për një të ardhme edhe më të mirë dhe të sigurt e orientuar drejt Europës”, ka thëne ne fund Kadare./Presheva Jone

Modifikuar më E Enjte, 13 September 2018 10:54

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Denoncimi/ “Të dashurat e kriminelëve punojnë në zyrat e shtetit”

Aktualitet

Denoncimi/ “Të dashurat e kriminelëve punojnë në zyrat e shtetit”

Ka prezencë kriminelësh në zyrat e shtetit dhe  jo krimineli vetë, por e dashura, motra ose bashkëshortja e tij. Ka qenë kjo deklarata e kryetares së LSI-së, e ftuar në Top...

Kjo është 11-a më e mirë e javës së parë të Champions

Sport

Kjo është 11-a më e mirë e javës së parë të Champions

Katër lojtarë të Juventusit ja kanë dalë që të jenë në ekipin e më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pasi që ata fituan kundër Valencias Bianconeri ishin me vetëm 10...

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Sport

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Liga Ballkanike e Basketbollit është një mundësi shumë e mirë për ekipet shqiptare për të treguar vlerat e tyre. Këtë mundësi e ka Tirana por ekipi bardheblu ka vendosur që...