Arrestohet ‘Eskobari Ballkanit’ në Turqi, ja kush është....

E Enjte, 13 September 2018 12:40

Policia turke në Antalia ka arrestuar një person të shumëkërkuar për trafik narkotikësh. Personi që ka rënë në prangat e policisë turke është shtetasi serb, Jovica Vukotiç, i njohur me pseudonimin "Ivan".

"Ivan" ishte koka e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe u arrestua me një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet greke pas një operacioni të koordinuar, shkruan Zougla.

I quajtur edhe si "Eskobari i Ballkanit", trafikanti serb kishte transferuar gati gjysmë ton kokainë në Greqi dhe u arrestua së bashku me dy persona të tjerë, të cilët ishin me pasaportë falso.

Mediat e huaja raportojnë se "Ivan" për tu kamufluar bënte një jetë jo të mirë në Greqi. Ai jetonte në një vile në periferi duke frekuentuar vende ku kishte serbë.

Ai pati mundësinë të krijonte kontakte me persona të panjohur dhe prezantohej si një sipërmarrës nga Serbia. Nëpërmjet lidhjeve që ai krijoi, tregtonte sasi të mëdha droge në Greqi dhe pjesë të tjera të Europës.

Hetimet për "Ivanin" nisën në 2017 kur u kap një 35-vjeçar serb, pasi në shtëpinë e tij u gjetën 135 kilogramë kokainë.

Trafikanti serb i quajtur Martin u arrestua pas një operacioni të koordinuar, ndërsa vlera e drogës kapte shifrën e 5 milion eurove. Droga kryesisht trafikohej në klubet e natës dhe në klientë të pasur.

Pas arrestimit të Martinit, policia dhe prokuroria mblodhën të dhëna të mjaftueshme  të cilat çuan në kokën e kësaj organizate, që ishte Jovica Vukotiç.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...

Zv. Presidenti i SHBA-ve Pence mbështet referendumin në Maqedoni

Bota Shqiptare

Zv. Presidenti i SHBA-ve Pence mbështet referendumin në Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, nga nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence. Zëvendësi i Donald Trumpit i ka dhënë...

Vogëlushët e talentuar: Si mund ta dini a është fëmija juaj ndryshe nga të tjerët

Lifestyle

Vogëlushët e talentuar: Si mund ta dini a është fëmija juaj ndryshe nga të tjerët

Secili fëmijë është i veçantë në mënyrën e vet, aq më parë për prindërit e tyre. Mirëpo, rrallë janë të lindur me dhunti të veçantë me të cilat kompetencat e...