Këtë vit s’ka marrëveshje me Serbinë

E Enjte, 11 October 2018 08:28

Bashkimi Evropian dhe negociatorët e dialogut të Brukselit në vazhdimësi kanë paralajmëruar se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet gjatë këtij viti, por një gjë e tillë vlerësohet e paarritshme pasi të dyja palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta për përmbajtjen e marrëveshjes, e cila madje ende nuk ka filluar të negociohet, shkruan sot Gazeta Zëri.

Pavarësisht se në fillim të këtij viti zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë shprehur optimistë se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të arrihej gjatë vitit 2018, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Kështu konsiderojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se arritja e një marrëveshje përfundimtare në mes të dyja vendeve është e pamundur të ndodhë në rrethanat aktuale brenda këtij viti.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive në pushtet pohojnë se dialogimi me Serbinë nuk është aspak i lehtë, porse ky proces duhet të vazhdojë. Ndërkaq, zyrtarë të opozitës vlerësojnë se procesi i negociatave nuk do të përmbyllet këtë vit. Andaj, siç ata vlerësojnë, duhet patjetër të bëhet një platformë, me të cilën do të pajtohet gjithë spektri politik në Kosovë. Vetëm në këtë formë sipas opozitarëve mund të arrihet një dakordim i gjerë mes dy taborëve. Në të kundërtën, siç ata janë shprehur, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ushtarët e SHBA-së: “Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë Kosovën!

Aktualitet

Ushtarët e SHBA-së: “Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë Kosovën!

Një video që po qarkullon në internet shihen disa kadetë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët i këndojnë Kosovës Vlen të theksohet se zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan...

DEKLARATA/ Tarifa e provimeve të mbartura, Senati nxjerr bllof Ramën

Aktualitet

DEKLARATA/ Tarifa e provimeve të mbartura, Senati nxjerr bllof Ramën

Kur Tirana është ‘pushtuar’ nga një valë e madhe protestash të studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka dalë në mbështetje të...

Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë

Aktualitet

Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë

Nga Rugova Dunisha Kalendari i Ramës ka filluar të heqë faqet e fundit. Mesa duket, Rama këtë vit do ta hajë gjelin të pazier, por të marinuar mirë me shuplakat e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!