Greqi/ bandat shqiptare në krye të trafikut të emigrantëve dhe drogës

Diel, 15 Prill 2018 14:29

Bandat kriminale që veprojnë në Greqi bëjnë më shumë se 100 milionë euro në vit nga krimi, me trafikimin e drogës dhe të emigrantëve që janë dy aktivitetet kryesore të paligjshme të regjistruara në vend, tha policia greke në raportin e vitit 2017-të mbi krimin e rëndë dhe të organizuar.

Sipas “Kathimerini”, gjetjet e raportit tregojnë përfshirjen e mafias të huaj në krime të lidhura me pronën, si vjedhjet dhe plaçkitjet e armatosura, ndërsa policia nxjerr në pah aftësinë e kriminelëve të burgosur për të menaxhuar aktivitete të paligjshme nga burgu.

“Ne vërtetuam pjesëmarrjen në veprimtaritë kriminale të njerëzve që janë të burgosur”, vuri në dukje raporti.

Trafikimi i migrantëve vazhdon të jetë aktiviteti më i madh ilegal në vend vitin e kaluar dhe numri i trafikantëve të arrestuar nga policia është rritur në krahasim me vitin 2016-të.

Raporti identifikoi trafikantët kryesisht si shtetas sirianë, grekë, pakistanezë, shqiptarë, bullgarë dhe turq.

Lidhur me trafikimin e drogës, Greqia përshkruhet si vend tranzit për heroinën e prodhuar në Azi dhe shitet në Evropë përmes “Boshtit Ballkano-Jugor”.

Vitin e kaluar, policia regjistroi një rritje të konsiderueshme në konfiskimet e kanabisit të papërpunuar nga Shqipëria, e cila është prodhuesi numër një i hashashit në Evropë. Në fakt, disa nga sasitë e kanabisit të trafikuara përmes Greqisë përfunduan në Turqi dhe u shkëmbyen me heroinë.

“Është konfirmuar përsëri në 2017-ën se kanabisi nga Shqipëria përdoret për të blerë heroinë nga Turqia. Libia, pas fillimit të krizës politike që po përballet, është bërë një qendër për trafikimin e hashashit në Bashkimin Europian përmes Mesdheut”.

Lidhur me krimin e pronës në vitin 2017-të, policia tha se bandat kriminale greke, gjeorgjiane dhe shqiptare vazhdojnë të luajnë një rol dominues, me një pjesëmarrje të fortë të romëve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...