Kosova merr përkrahje nga Zvicra për proceset integruese

E mërkurë, 07 November 2018 19:45

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim Ruth Huber, udhëheqësen e Bashkëpunimit për Evropën lindore pranë Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor (SDC).

Në takim, me përfaqësuesit e SDC-së, ishte edhe Georgette Bruchez, Shefe e divizionit për Ballkanin Perëndimor, Jean Hubert Lebet, Ambasador i Zvicrës në Kosovë si dhe bashkëpunëtorë nga Zvicra.

Ministrja vlerësoi lart bashkëpunimin me Zvicrën duke vënë theksin te proceset aktuale që po kalon vendi, liberalizimi i vizave, zbatimi i MSA-së, reformat nga Agjenda Evropiane dhe reformat ekonomike.

“Bashkëpunimi ynë me institucionet e Zvicrës, i kanë kontribuar mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave si dhe ngritja e prodhimit vendor e punësimit, arsimin profesional, ruajtjes së ambientit dhe fushat tjera me rëndësi për procesin integrues”, theksoi Hoxha.

Huber, udhëheqëse e bashkëpunimi për Evropën lindore pranë Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor (SDC) theksoi se Kosova ka shënuar progres në shumë fusha, në veçanti në reforma të gjithanshme dhe procesin integrues, duke shtuar se Zvicra mbështet rrugën integruese të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe finalizimin sa më të shpejt të procesit integrues.

Ministrja Hoxha e falënderoi Huber për përkrahje duke theksuar se integrimi euro-atlantik i vendit tonë është i pashmangshëm si dhe vlerat e këtij integrimi, duke vënë në dukje se Zvicra mbetet mike e fuqishme e shtetit dhe shtetësisë së Kosovës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!