Kroacia kundër korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi

E Enjte, 08 November 2018 10:13

Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviç ka deklaruar se shteti i saj nuk e përkrah idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që, siç thotë ajo, kjo nuk do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm, por përkundrazi mund të shkaktonte çështje shtesë në vend të zgjidhjeve.

"Kroacia nuk e mbështet idenë për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që nuk beson se një korrigjim i tillë do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm". Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ambasadorja kroate në Kosovë Marija Kapitanoviq, duke shtuar se përkundrazi një iniciativë e tillë mund të shkaktojë çështje shtesë në vend të zgjidhjeve.

“Sa i përket korrigjimit të kufijve nga pikëpamja e dikujt që vjen nga një vend i cili përjetoi një të kaluar të vështirë, ne nuk mendojmë që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme”, ka potencuar ambasadorja Kapitanoviç.

Ambasadorja e shtetit më të ri të Bashkimit Evropian (BE) ka folur edhe për lëvizjen e lirë të kosovarëve në zonën Schengen.

Diplomatja kroate në Kosovë thotë se procesi ka kaluar te konsultimet mes shteteve anëtare, duke mos qenë në gjendje të thotë nëse kosovarët në një të ardhme të afërt do të lëvizin pa viza në BE.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!