‘Fletë-arrest për liderët kosovarë’, Pacolli i përgjigjet Daçiç

E Enjte, 08 November 2018 15:06

Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme serbe, Iviça Daçiç se Interpoli do të plotësojë fletë-arrestet për liderët kosovarë, ka reaguar homologu u tij Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Pacolli tha se mund të ndodhë që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucionet ndërkombëtare.

“E lexova një deklaratë të Dacicit, se gjoja Interpoli do të mbushet me flet-arreste për udhëheqësit e Kosovës. Po, mund të ndodhë që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siç ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi. Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona. Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid. E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesë. Ndërsa, bashkë-ideologët e Daçiçit, nuk arrin t’i numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme në Kosovë e rajon!”, shkruan Pacolli.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!