Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Tuesday, 13 November 2018 22:59

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se Qeveria mund të bjerë, por jo për shkak se ka marrë një vendim prej të cilit siç tha ai “është hidhëruar Lista Serbe”.

Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar Haradinaj u ka thënë gazetarëve se nuk sheh ndonjë mundësi për zgjedhje të jashtëzakonshme, meqë siç tha ai, ka çështje të rëndësishme në të cilat po punohet siç janë anëtarësimi në Interpol dhe liberalizimi i vizave. E për këtë të fundit, kryeministri i Kosovës tha se procesi është politizuar dhe dramatizuar kohët e fundit kur edhe është afruar vendimmarrja. Haradinaj tha se nuk është në agjendë tema për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai edhe një herë ka përsëritur se ideja e korrigjimit të kufijve është e vdekur. Haradinaj tha se stabiliteti dhe ruajtja e të arriturave është interes i të gjithëve, edhe bashkësisë ndërkombëtare, që siç tha Haradinaj disa prej tyre e kanë thënë hapur se janë kundër ideve të tilla, për ndryshim, shkëmbim e korrigjim të kufijve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

Globi

Zjarr i fuqishëm në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

jë pallat në Bolonja është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotëm dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën si dhe dy të tjerë  janë në gjendje të rëndë. Siç...

Ky vit shkollor bëhet më i shtrenjtë, rriten çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore

Aktualitet

Ky vit shkollor bëhet më i shtrenjtë, rriten çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore

Ky vit akademik është bërë më i shtrenjtë për të gjitha nivelet e studimit. Librat dhe mjetet shkollore kanë kushtuar më shumë që nga shtatori 2018 gjithashtu edhe shërbimet arsimore...

Rrëzohet palma dhe zë çiftin e bashkëshortëve poshtë, vdes burri

Globi

Rrëzohet palma dhe zë çiftin e bashkëshortëve poshtë, vdes burri

Rrëzimi i një peme ka rezultuar fatale për një çift në Selanik. Burrë dhe grua po punonin në kopshtin e oborrit të shtëpisë, kur një palmë aty u rrëzua duke...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!