Liberalizimi i vizave për Kosovën, Tanja Fajon: Po humbasim shumë kohë

Tuesday, 04 December 2018 14:52

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave Tanja Fajon u shpreh në Bruksel, se: “pasi Kosova i ka përmbushur kushtet… qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave”.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave Tanja Fajon, të martën (4.12) u ndje e zhgënjyer lidhur me mungesën e vullnetit për liberalizmin e vizave për kosovarët dhe kërkoi nga institucionet kosovare që kërkesat e tyre t’ua drejtojnë më shumë direkt vendeve anëtare e jo direkt institucioneve të BE-së.

Ajo komentet i bëri në një panel të Konferencës BE-ja dhe Balkani Perëndimor të organizuar nga Think Tenku, ‘Friends of Europe’.

“Unë jam e hidhëruar dhe e zhgënjyer, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet… qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave, sepse ata e kanë bërë punën e tyre”, tha Fajon.

“Ne si institucione të BE-së kemi bërë shumë presion te kosovarët që ata të përmbushin kërkesat, ato janë përmbushur dhe komisioni e ka pranuar këtë. Sa i përket institucioneve të BE-së Kosova e ka dritën e gjelbër tash kjo është në dorën e qeverive të BE-së”, shtoi Fajon.

Ajo specifikoi Gjermaninë dhe Francën si dy vende kyçe, ku procesi i lberalizimit është bllokuar. Ajo tha se në emër të parlamentit së bashku me parlamentarin Kukan do të shkruajnë një letër, përmes së cilës do të kërkohet nga vendet anëtare që të kalojnë liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Tani në pyetje është kredibiliteti i institucioneve evropiane. Vendet anëtare duhet ta kuptojnë këtë”, theksoi ajo.

Ajo specifikoi se presidenca austriake nuk do ta ketë në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave, përderisa këtë nuk pritet ta bëjë as presidenca rumune 2019-20. “Do të thotë jemi duke humbur shumë kohë”.

“Unë do ta ngre këtë çështje në Komisionin Evropian dhe tek qeveritë e vendeve anëtare. “Ata nuk kanë mundur ta realizojnë premtimin dhe do të bëjmë presion të vazhdueshëm”, theksoi Fajon./DW

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për ushtrinë e Kosovës

Bota Shqiptare

Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për ushtrinë e Kosovës

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara, në Kosovë. Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me...

Çifti shkodran përplaset për pronat, gruaja: Ja more tokat fëmijëve të tu për vëllain!

Aktualitet

Çifti shkodran përplaset për pronat, gruaja: Ja more tokat fëmijëve të tu për vëllain!

Pronat duket se vijojnë të jenë burim konflikti në shumë familje shqiptare. Këtë të diel, në rubrikën “Shihemi në gjyq” ishin bashkëshortët nga Shkodra, Suzana dhe Gasper Rrotaj. Shkaku ishte një...

Pedagogia e Fakultetit Histori-Filologji Lili Sula: Unë sot jam student!

Aktualitet

Pedagogia e Fakultetit Histori-Filologji Lili Sula: Unë sot jam student!

Me studentet protestues eshte bashkuar dhe pedagogia e Fakultetit Histori Filologji Lili Sula. Ne rrjetin social Fb znj.Sula shkruan:  - "Media mund të cungojë dhe tjetërsojë mendimin e një pedagogeje...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!