Kryeministri bullgar: Kosova përfaqësohet në Samitin e BE-së në Sofje

Hënë, 16 Prill 2018 13:26

Përfaqësimi i Kosovës në Samitin e Bashkimit Evropian në Sofje më 16 dhe 17 maj, ishte një nga temat kryesore të takimeve të kryeministrit të Bullgarisë Boyko Borissov me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Kryeministri bullgar u prit në Prishtinë në takime të ndara nga presidenti Hashim Thaçi dhe më pas edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Borissov, tha se ka ftuar presidentin e Kosovës që më 16 dhe 17 maj të jetë i pranishëm në Samitin e BE-së, duke rikujtuar se Bullgaria e ka njohur Kosovën dhe vazhdon ta mbështesë atë në proceset integruese, sidomos tani kur është edhe kryesuese e radhës së presidencës së BE-së.

“Kosova do të përfaqësohet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete. Kurse për ato që nuk e kanë njohur, do të gjejmë një zgjidhje”, tha Borissov.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit që t’i lënë anash egoizmat personale, ngase kjo sipas tij, është fatale për të ardhmen e këtyre shteteve. Borissov tha se Kosova dhe Serbia janë të obliguar të zgjidhin problemet e tyre. Kryeministri bullgar, rikujtoi se Bashkimi Evropian është deklaruar se nuk importon kriza brenda BE-së, andaj vendet aspirante edhe duhet t’i zgjidhin problemet para se të aplikojnë për integrim në BE.

“Nëse nuk nënshkruhet një marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë as Serbia dhe as Kosova nuk do të mund të aderojnë në BE”, tha Borisov. “Ballkani duhet të ndryshohet për t’u integruar në BE dhe jo BE-ja të ndryshojë për Ballkanin”, tha ai. Borissov tha po ashtu se Kosova e ka vendin e saj në Bashkimin Evropian dhe se këtë fakt ai e përmend çdo herë në takimet që zhvillon edhe me vendet tjera të rajonit.

Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi tha se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë atëherë kur të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën të jenë pjesë e tij. Thaçi u shpreh më se i bindur se Kosova do të përfitojë sivjet nga procesi i liberalizimit të vizave, duke theksuar se të 95 kriteret e përcaktuara nga BE-ja, tashmë janë përmbushur. REL

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri dhe para’ nga data 19 deri 25 nëntor

Lifestyle

Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri dhe para’ nga data 19 deri 25 nëntor

Renditja e fatit të shenjave të Horoskopit për këtë javë, sipas astrologut Paolo Fox: Luani 1: Ju jeni duke fituar. Edhe kur ndodh që ju e gjeni veten në vështirësi dhe mund...

Rrëzohet avioni, asnjë i mbijetuar

Globi

Rrëzohet avioni, asnjë i mbijetuar

Një avion luftarak i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Teksas, duke i marrë jetën dy personave që ndodheshin në bord. Avioni i vjetër...

Mbaji larg armiqtë e mirëqenies tënde. Ja cilët janë

Lifestyle

Mbaji larg armiqtë e mirëqenies tënde. Ja cilët janë

Më të rrezikshmit janë shtigjet e panatyrshëm që ndjek në jetën tënde, detyrimet që i merr përsipër për të mos zhgënjyer, gjested që i mban përbrenda nga frika se mos...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!