Deklarata e kreut bullgar vë me shpatulla pas murit kryeministrin Serb

Hënë, 16 Prill 2018 17:05

Gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, kryeministri bullgar, Boyko Borissov konfirmoi se Kosova do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes. Në një konferencë të përbashkët me presidentin Hashim Thaçi, Borissov tha se Kosova do të paraqitet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete.

“Kosova do të përfaqësohet në Sofje ashtu si e kanë njohur mbi 100 vende të botës. Sa i përket regjimit të vizave varet edhe nga marrëveshjet me Beogradin, mirëpo unë jam pro dhe unë do të shfaqë insistim maksimal që kjo gjë të ndodhë”, u shpreh gjatë vizitës së tij, Borissov. Deklaratë që duket se e ka zënë në befasi Serbinë. Kohë më parë ministri serb, Ivica Daçiç kishte thënë se Serbia do të merret pjesë në Samitin e Sofjes.

“Besoj se do të marrim pjesë, por frikësohemi se kjo do të shkaktojë alibi për njohjen e Kosovës”, tha Daçiç. Ndërsa sot, kryediplomati serb tha se ende nuk dihet se kush nga zyrtarët serbë, do të përfaqësojë Serbinë në Samtin e Sofjes. Ai tha se në këtë Samit marrin pjesë vetëm krerët shtetëror. “Nuk e di, është mirë që këtë pyetje t’ia bëni Vuçiçit apo Bërnabiçit. Është takim i krerëve të shteteve apo shefave të qeverisë”, ka thënë ministri serb. Samiti i Sofjes mbahet më 16 dhe 17 maj./ekspress

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!