Kryeministri Bullgar Borissov: Pa marrëveshje, Kosova e Serbia nuk hyjnë në BE

Hënë, 16 Prill 2018 17:27

Kreu i Bullgarisë, Boyko Borissov, tha të hënën që nëse Kosova e Serbia nuk nënshkruajnë marrëveshje normalizimi ndërmjet tyre, asnjëra prej palëve nuk do të integrohet në Bashkimin Evropian. Borissov i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku është takuar me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

Kryeministri bullgar tha se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët “E keni për detyrë të gjeni kompromisin e arsyeshëm që të mund të shkojmë përpara, të gjitha korridoret evropiane shërbejnë edhe për juve dhe tërë rajoni do të jetë i ndryshëm. Kryesorja është të mos shohim mbrapa por përpara, dhe në muajin maj në Samitin e Sofjes të mund t’u themi udhëheqësve evropian që të gjithë në Ballkan janë të vendosur”, u shpreh ai.

Kryeministri Bullgar u bëri thirrje udhëheqësve të Ballkanit që t’i lënë anash siç u shpreh egoizmat personale, pasi që sipas tij, egoizmi i njëri shtet mund të shkaktojë probleme për shtetet tjera ndërsa theksoi se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që problemet historike dhe gjeografike të transferohen brenda saj.

Në muajin maj në Sofje të Bullgarisë pritet të mbahet takimi i lartë ndërmjet udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që synojnë integrimin. Por, prania e Kosovës në këtë samit ka ngjallur shumë reagime te disa vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Kryeministri Borissov tha se ka ftuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi që më 16 dhe 17 maj të jetë i pranishëm në Sofje.

“Kosova do të përfaqësohet ashtu siç e kanë njohur 116 shtete dhe në mes tyre edhe Bullgaria ndërsa për ato që nuk e kanë njohur, do të gjejmë një zgjidhje”, tha zoti Borissov.

Ndërkohë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se samiti i Sofjes është një mundësi e veçantë për Kosovën dhe sipas tij zgjerimi i Bashkimit Evropian është rruga e vetme si për rajonin ashtu edhe për Evropën.

“Ishte konstatim i dyanshëm, i përbashkët se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm atëherë kur Kosova dhe tërë rajoni të jetë pjesë e saj. Kjo nënkupton jo vetëm paqe dhe qëndrueshmëri por ngritje të mirëqenies së gjithëmbarshme”, tha ai.

Thaçi tha se Kosova kërkon jo vetëm vazhdimin e bisedimeve me Serbinë por edhe fqinjësi të mirë, si edhe paqe ndërmjet dy vendeve por edhe për të gjithë rajonin.

Një ndër kushtet kryesore për anëtarësimin në Bashkimin Europian mbetet bashkëpunimi gjithëpërfshirës midis tyre. Në fillim të shkurti, Komisioni Evropian tregoi Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është një nga zhvillimet e rëndësishme për rajonin gjatë këtij viti.

Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimit të këtyre vendeve ditën e martë, ndërsa në maj në Sofje, pritet të mbahet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Zhvillimet e parashikuara shihen si një përpjekje për ripërtëritjen e Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

​Shaqiri flet për debutimin në Champions për Liverpool: Çfarë atmosfere mahnitëse

Sport

​Shaqiri flet për debutimin në Champions për Liverpool: Çfarë atmosfere mahnitëse

Mesfushori i Zvicrës me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, e shijoi për herë të parë stadiumin e Liverpoolit, Anfield, në një ndeshje të madhe në gara evropiane dhe mbeti mjaft i...

Kompanisë Air Albania i mungojnë 29,8 milionë euro kapital

Aktualitet

Kompanisë Air Albania i mungojnë 29,8 milionë euro kapital

Të premten e shkuar, Kryeministri Edi Rama inauguroi udhëtimin e parë të kompanisë ajrore shqiptare Air Albania, projekt i Kryeministrit Rama nën kujdesin e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Ngjarja u...

Zyrtarja e lartë e DASH për çështjet evropiane, Elisabeth Millard viziton Tiranën

Aktualitet

Zyrtarja e lartë e DASH për çështjet evropiane, Elisabeth Millard viziton Tiranën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard do të zhvillojë një vizitë treditore në Shqipëri. Ambasada amerikane në Tiranë i ka...