Ish-ministri britanik: Sulmet në Siri, po aq të ligjshme sa ato në Kosovë

Hënë, 16 Prill 2018 19:03

Një ish-ministër laburist, që kishte aprovuar bombardimet gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se edhe sulmet ajrore në Siri janë legale.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur kryeministrja britanike, Theresa May, po përballet me pyetje nga deputetët britanikë, pasi që partitë opozitare thonë se është dashur të konsultoheshin paraprakisht.

Lordi Morris nga Aberavon – prokuror i përgjithshëm gjatë qeverisjes së Tony Blairit – tha se “gjerësisht ka qenë në bazën e njëjtë ligjore” sikurse fushata bombarduese e NATO-s në Kosovë më 1999, raporton BBC.

Ai tha se ato [intervenimet] kanë qenë si reagim ndaj “një katastrofe të gjerë humanitare” në ish-Jugosllavi.

Lokacionet të dyshuara me armë kimike afër Damaskut dhe Homsit u goditën nga forcat e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës të shtunën si reagim ndaj një sulmi të dyshuar kimik në Duma më 7 prill.

Siria, e cila mohon të ketë përdorur armë kimike, dhe Rusia, e cila i ofron mbështetje ushtarake qeverisë siriane, kanë reaguar ashpër ndaj aksionit.

Figura të larta laburiste në Britani, përfshirë edhe liderin e partisë Jeremy Corbyn, kanë vënë në pikëpyetje legalitetin e sulmeve, por ministri i Parë i Laburistëve në Uells, Carwyn Jones, ka ofruar mbështetjen e tij për “çdo intervenim që mund të parandalojë ndonjë katastrofë të mëtejme”.

Lordi Morris tha: “Si Prokuror i Përgjithshëm që dha autoritetin legal për bombardimet 68 ditëshe në Kosovë më 1999 mbi bazën se atje po ndodhte një katastrofë e gjerë humanitare, unë po zhvilloja ligjin në bazë të asaj që është bërë nga paraardhësit e mi në Irak 1 [lufta e parë e Gjirit] dhe për kurdët e arabët marsh”, transmeton Koha.net.

“Veprimet e Qeverisë janë gjerësisht në të njëjtën bazë ligjore”, shtoi ai.

“Në kohën e Kosovës, unë para thënë se nuk mund të ketë një siguri legale për veprimet tona por isha i kënaqur se kishte një argument që forcat tona të vepronin sigurt”.

“Nëntë shtete tjera të NATO-s bënë të njëjtën gjë dhe ne të gjithë u akuzuam nga Jugosllavia në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë ku unë isha këshilltari kryesor i Britanisë së Madhe”.

“Me keqardhje të thellë, Gjykata nuk vendosi për pozicionin legal”./ Express

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

20 vite më pas Lewinsky tregon skandalin

Globi

20 vite më pas Lewinsky tregon skandalin

Kanë kaluar rreth 20 vite, që nga skandali seksual mes Monica Lewinsky dhe Bill Clinton. Tani, Monica ka vendosur të rrëfehet për herë të parë për marrëdhënien e saj me ish-presidentin...

Ndërron jetë foshnja e porsalindur, procedohen dy infermiere në Berat

Aktualitet

Ndërron jetë foshnja e porsalindur, procedohen dy infermiere në Berat

Një foshnje ka ndërruar jetë në Maternitetin e Beratit, pranë Spitalit Rajonal. Foshnja është lindur nën peshë, e për këtë arsye mbahej në inkubator. Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e...

Kokainë me vlerë 3 mln sterlina, dënohet shqiptari në Angli

Aktualitet

Kokainë me vlerë 3 mln sterlina, dënohet shqiptari në Angli

Një gjykatë në Angli ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg në total një shqiptar dhe bashkëpunëtorin e tij britanik pasi janë shpallur fajtorë për trafik kokaine. Gjykata në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!