“Lodhet” Thaçi nga BE: Është koha për diçka konkrete

Tuesday, 17 Prill 2018 19:15

Ditën e sotme u publikua nga Mogherini dhe Hanh Raporti i Progresit  për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por ndërkohë që për Shqipërinë duket se pengesë është  politika e gabuar e qeverisë në reformën në drejtësi, Kosova kërkon diçka konkrete.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se qytetarët kosovarë  janë tashmë të lodhur nga raportet e shumta dhe se është koha për diçka konkrete.

Madje Thaçi tha se tashmë Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet të trajtohet njësoj me të gjitha vendet e tjera.

REAGIMI I THAÇIT

Komisioni Evropian sapo publikoi raportin për Kosovën dhe pakon e zgjerimit. Më këtë rast, dua të theksoj se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e reformave evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Tani, pa humbur kohë, të gjitha institucionet duhet të reflektojnë për përmbajtjen dhe të gjeturat e raportit, në mënyrë që të adresohen problemet dhe sfidat e evidentuara. E përshëndes faktin që ky raport ka reflektuar pozitivisht rreth procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Prandaj, e konsideroj çështje urgjente që ky proces të mbyllet sa më shpejt nga ana e BE-së, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta. Tani është momenti për diçka konkrete. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë.

Kosova ka vullnet të mjaftueshëm politik për të intensifikuar hapat e saj drejt integrimit në BE. Përkushtimi i Kosovës për reformat, bashkëpunimi rajonal dhe dialogu për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë në njërën anë, dhe në anën tjetër rikonfirmimi i institucioneve të BE-së se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të ardhmen në BE, duhet që natyrshëm të kurorëzohet me hapin e radhës drejt integrimit evropian të Republikës së Kosovës, pra marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim. Kosova ka nevojë të ketë qartësi në rrugën e saj evropiane dhe të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera të rajonit. Pavarësisht sa e komplikuar mund të jetë një gjë e tillë për BE-në, në mungesë të një perspektive të qartë, gjithçka tjetër mund të sjell komplikime dhe pasoja jo vetëm për Kosovën por edhe gjithë rajonin. HTH

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 19:19

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Aktualitet

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Kujdesi më i mirë për veten është të siguroheni nëse trupi juaj ushqehet siç duhet. Por për ta bërë këtë, ju duhet të dini se cilat ushqime të shmangni. Këta...

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Globi

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Presidenti Donald Trump tha të martën se po shqyrton me shumë seriozitet shtimin e pranisë së trupave amerikane në Poloni. Ai i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë, gjatë takimit me...

Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

Aktualitet

Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Pekin ka theksuar se Serbia e ka përkrahjen e plotë të Kinës lidhur me çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net. “Ne përkrahim politikën e një...