Skandal në Kosovë/ Deputeti denoncon shitjen e mishit të miut të detit

E mërkurë, 18 Prill 2018 14:30
Milaim Zeka Milaim Zeka

Deputeti nga rradhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet debati parlamentar lidhur me skandalin e mishit të prishur në Kosovë ka pasur akuza të ashpra për vetë deputetët e Kosovës lidhur me shitjen e këtij produkti.

“Në kosovë është krijuar një sistem i krimit dhe faji është te sistemi që është ndërtuar fillimisht me ndihmën e UNMIK-ut, neve dhe Eulexit. Gjysma e deputetëve shesin mish të prishur dhe kanë shitoret e tyre, madje ka deputet që merren me naftë e me barna” tha Zeka.

Madje Zeka shkon edhe më larg.

“Në Kosovë shitet mish i miut të detit, madje dhe mua kjo mu ka dok çudi”, deklaroi ai.

Në fjalimin e tij Zeka i bëri thirrje kryeministrit të vendit që ta shkarkoj bordin e Agjencisë së Ushqimit.

“Un i bëj thirrje kryeministrit me shkarku komplet bordin e agjencionit ushqimor” tha ai.

Zeka foli ashpër edhe për mënyrën e përgatitjes së produktit të Bukës në Kosovë.

“Buka fryhet 5 herë mbi mesatare, dhe tharmi që përdoret për fryrjen e bukës është kancerogjen, ma mirë kishë me qenë që ky popull me hangër bari se me hangër mish e me dal kanceri si gripi në Kosovë”, ishte fjala e Zekës në Kuvend

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!