Presidenti fali vrasësin, familja nga Lipjani: Kjo është vrasje e dytë për ne

E mërkurë, 18 Prill 2018 18:44

Mori ndihmë prej tij dhe për të mos ia kthyer kurrë më borxhin, e vrau. Isa Mazreku, i dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e Milazim Rexhepit, u fal nga Presidenti Hashim Thaçi javë më parë. Gazeta Express ka qëndruar në familjen e Rexhepit në Lipjan, të cilët u shprehen të shokuar me vendimin e fundit të presidentit, madje, ata as nuk kishin qenë në dijeni për faljen e vrasësit të vëllait të tyre. Kjo vrasje ka ndodhur më 14 tetor 2011.

Edhe pse nuk u pajtuan me dënimin e vrasësit të vëllait të tyre, 7 vjet pas, ata u ndjenë të shokuar për vendimin e fundit për amnisti të Presidentit Hashim Thaçi.

Isa Mazreku, i dënuar me burg për vrasjen e Milazim Rexhepit, u fal nga presidenti me 4 vjet në valën e fundit të faljeve.

Gazeta Express ka qëndruar të mërkurën tek familja Rexhepi në Lipjan, nga të cilët ka marrë mendimin për këtë vendim të presidentit.

Vëllai i të ndjerit, që tani ushtron profesionin e pediatrit në Lipjan, dhe motra e tij, ishin të shokuar me vendimin e fundit të presidentit, që ia fali 4 vite, 68-vjeçarit që ia mori jetën vëllait të tyre.

Samedin Rexhepi, pediatër në Lipjan, tha për Express se vendimi i presidentit “e ka vrarë familjen për së dyti”.

“Kjo është vrasja e dytë në familjen tonë. Jam i shokuar, nuk di më se çfarë të them. Jam i shokuar, ky lajm më ka shokuar pa masë, nuk di më se çfarë të them”, tha ai.

Njëjtë u shpreh edhe motra e tij, e cila fillimisht nuk ishte në dijeni për një vendim të tillë të presidentit.

“Presidenti ka mujt me falë njerëz me dënime të tjera, dënime të natyrave të tjera, por jo ata për vrasje, si falen njerëzit që kanë kryer vrasje, nuk po e kuptoj këtë”, tha Samedin Rexhepi, derisa e motra tha se për këtë vendim nuk i kishte pyetur e as lajmëruar askush.

Gjykata e Qarkut atë kohë e Pejës, kishte dënuar Isa Mazrekun , 68-vjeçarin dhe dy bijtë e tij, Xhevat dhe Besart Mazreku, nga Malisheva, të cilët për pjesëmarrjen vrasje.

Edhe për dënimin e Mazrekut, familjarët e të ndjerit thanë se ishte dënim i pamjaftueshëm, por pavarësisht kësaj, tani falja e të dënuarit, për familjen Rexhepi është vrasje e dytë. Madje, ata besojnë se ky proces që nga fillimi e deri më tani mund të jetë politik.

“Dje e kam pa një lajm ku shkruante për të falurit e Presidentit, aty mu kujtua edhe vrasësi i vëllait tim, por e dija se nuk ka mundësi që presidenti ta falë atë person. Pa kalu 24 orë, e mora vesh se e paska falë edhe kriminelin që e vrau vëllain tim, dhe nuk po mund ta besoj”, tha ajo për Gazetën Express.

Isa Mazreku u dënua me burg për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje me gjithsej 14 vjet burg. Deri tani Mazreku i ka mbajtur 7 vite burg, dhe i kanë mbetur edhe 3, pas faljes së 4 viteve nga Presidenti Hashim Thaçi, falje kjo që ndodhi në shkurt të këtij viti.

Mazreku do të lirohet më 14 tetor të vitit 2021.

Isa Mazreku nuk është i vetmi i dënuar për vrasje që u fal nga Presidenti Thaçi. Edhe katër të burgosur të tjerë që vuajnë dënime nëpër burgjet si Lipjan, Smrekonicë, Gjilan, Prizren dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë, janë pjesë e faljeve të valës së fundit nga Presidenti.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Braimllari: Ministria e Drejtësisë, koordinatore e korrupsionit dhe krimit

Politikë

Braimllari: Ministria e Drejtësisë, koordinatore e korrupsionit dhe krimit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka deklaruar se qeveria e krimit po bën show mediatik me tepsinë e vet politike dhe se sot i shet shqiptarëve për arritje...

Zjarr në Velipojë, në rrezik zona e mbrojtur

Aktualitet

Zjarr në Velipojë, në rrezik zona e mbrojtur

Një zjarr masiv ka rënë pak më parë në fshatin Baks të Velipojës. Bëhet e ditur se flakët rrezikojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme. Zonave të mbrojtura...

​“Mourinho është në luftë me lojtarët e tij”

Sport

​“Mourinho është në luftë me lojtarët e tij”

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keown, ka thënë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, duke se është në luftë me lojtarët e tij, pas humbjes së djeshme kundër Derby Countyt...