Reagon Tsipras pas incidentit të djeshëm, “ Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë”

E mërkurë, 18 Prill 2018 18:33

Pas ngjarjes së  ditës së djeshme ku  dy  avionë ushtarakë turq “ngacmuan”  avionin me te cilin po udhëtontë kryeministri  grek Alexis Tsipras , erdhi  dhe reagimi i këtij të fundit.  Ai ka paralajmëruar se edhe pse Greqia mirëpriti dhe kërkoi bashkëpunim , nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e çdo pëllëmbe të tërritorit të saj sovran. “Nuk do të pranojmë të negociojmë as për një centimetër të vetëm të vendit tonë. Ky vend është një vend ku ata që kanë jetuar gjatë shekujve dinë si ta mbrojnë atë”, shtoi ai.

Mbrëmë u raportua se dy avionë luftarakë turq “ngacmuan” helikopterin “Chinook” me të cilin udhëtonte kryeministri grek Aleksis Cipras, dhe shefi i Forcave të Armatosura Evangelos Apostolakis.

Siç shkruante “Ekathimerini”, ata ishin duke fluturuar nga ishull i Ro në Rodos të martën pasdite. Sipas medias greke, avionët luftarakë turq iu afruan helikopterit grek. Në këtë moment, avionëve luftarakë turq u është kërkuar të tërhiqen. Nisur nga situata, piloti njoftoi menjëherë kryeministrin grek dhe shefin e Forcave të Armatosura, të cilët kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse. Pas këtij veprimi avionët turq u tërhoqën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!