Daçiç: Kosova s'mund të mbijetojë si shtet, ndaj do të bashkohet me Shqipërinë

E Enjte, 19 Prill 2018 10:53

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se, Kosova nuk do të mund të mbijetojë si shtet dhe se, do të bashkohet më Shqipërinë, shkruan agjencia "Tanjug".

Ai thënë se, Serbia dëshiron që të arrijë kompromis me Kosovën, por që kjo sipas tij nuk do të mund të përdorej në tregtinë e jashtme si kusht për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Gjatë konferencës “Trajnimi i liderëve politikë”, Daçic ka thënë se, dialogu me Prishtinën po zhvillohet për të arritur marrëveshje, pasi që ato sipas tij nuk mund të bëhen njëanshëm, që njëra palë të marrë gjithçka e tjetra asgjë.

“Nuk ka asnjë mundësi për askënd që të formojë shtet pa arritur marrëveshje. Kosova nuk do të mbijetojë si shtet, por do të ribashkohet me Shqipërinë”.

“Diçka e ngjashme si ndërmjet Serbisë me Kosovën mund t’i ndodhë çdo shteti”,- ka thënë Daçcq, për ç'ka ka kërkuar që të krijohen parime të cilat do të duhej të respektoheshin nga të gjithë.

“Po luftojmë sepse duam kompromis, por ata nuk po duan. Është si në divorc, njëra palë nuk mund të marrë gjithçka, duhet të ketë proces dhe marrëveshje”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vrasja e Ferracakut, shoqërohet Mustafa Lici

Aktualitet

Vrasja e Ferracakut, shoqërohet Mustafa Lici

Një ditë pas vrasjes së Fatos Ferracakut policia e Shkodrës ka shoqëruar Mustafa Licin, anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës Shoqërimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit.

Nga borxhet te dhuratat/ Shkarkohet kryetarja e gjykatës së Apelit në Vlorë Alma Liçaj

Aktualitet

Nga borxhet te dhuratat/ Shkarkohet kryetarja e gjykatës së Apelit në Vlorë Alma Liçaj

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të Alama Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë. Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj u akuzua për fshehje...

Iu gjet drogë në makinë, kush është 34-vjeçari që humbi jetën në aksident (FOTO)

Aktualitet

Iu gjet drogë në makinë, kush është 34-vjeçari që humbi jetën në aksident (FOTO)

Një automjet i ngarkuar me drogë është aksidentuar në Lezhë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në rrugën rurale që lidh fshatin Kaçinar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!