Çfarë u tha në darkën e Mogherinit me liderët e Ballkanit?

E Enjte, 19 Prill 2018 13:16

Maqedonia përgëzohet nga BE. Jeni në rrugë të drejtë tha në Shkup përfaqësuesja e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini, por puna duhet të vazhdojë. Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Haradinaj u takua me Zaev.

Përfaqësuesja e lartë e BE për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë të BE-së dhe zëvendës kryetare e Komisionit Evropian Federika Mogerini, u shpreh para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë se arritjet e vendit vitin e kaluar ishin impresive. Sipas saj vendi është në rrugë të drejtë por duhet të vazhdojë të punojë edhe më shumë për të arritur të hyjë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. "Jeni në rrugën e drejtë. Kjo është arritje jo vetëm e qeverisë por e të gjitha institucionet e vendit. Jam e sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe arritje tjera. Ne duhet t'ju falënderojmë për atë që arritët ta bëni. Këto janë rezultate të përbashkëta edhe të qeverisë edhe të opozitës” është shprehur përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini, në fjalimin para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Mogerini në mënyrë metaforike rrugëtimin për anëtarësim në BE e krahasoi me një lojë e cila kalon në nivele të ndryshme dhe në secilin nivel duhet të punohet edhe më shumë për të kaluar në tjetrin. Ajo theksoi që vendi duhet t'i mbajë të qarta aspiratat e saj dhe të vazhdojë të investoj për t'i arritur ato. "Investoni në unitetet, investoni në institucionet demokratike, investoni në talentet e njerëzve sidomos të të rinjve kreativë, investoni në aspiratat dhe dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e BE-së. Është koha të filloni të vraponi bashkë me fqinjët tuaj dhe jam e sigurt se bashkë do të shkoni shumë larg”, ka thënë Mogerini.

Darkë e përbashkët e kryeministrave të Ballkanit Perendimor

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev së bashku me përfaqësusen e lartë të BE-së Mogerini në mbrëmjen e së mërkurës u ulën në një darkë të përbashkët me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi sfidat dhe prespektivat e Ballkanit Perëndirmor në rrugëtimin euro-atlantik. Në darkën e përbashkët joformale kanë qenë të pranishëm kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, Edi Rama, Ana Brnabiq, Ramush Haradinaj, Dushko Markoviq dhe Deniz Zvizdiq.

Kryeministrat edhe një herë vërtetuan angazhimin e tyre të sinqertë për implementimin e plotë të reformave në vendet e tyre, me qëllim të përshpejtimit të proceseve për anëtarësim në BE.

Kryeministrat e Ballkanit perëndimor, theksuan përcaktimin e tyre për përforcim të bashkëpunimit dhe fqinjësinë e mirë si dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal. Ata u dakorduan se 2018 është viti historik për vendet e rajonit, të cilave u hapet mundësia e madhe për të bërë hapa të mëdhenj drejt integrimin Euroatlantik./DW

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!