PRESIDENTI THAÇI: KOSOVA, E GATSHME TË BËJË MARRËVESHJEN HISTORIKE ME SERBINË

E Enjte, 05 Prill 2018 12:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë si panelist në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë.

Presidenti Thaçi ka thënë se kanë kaluar njëzet vjet të plota nga lufta e jonë për çlirim, nëntëmbëdhjetë vjet nga Konferenca Paqësore e Rambouilletit, dhjetë vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shtatë vjet nga fillimi i bisedimeve të Brukselit, ndërsa marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë ende nuk janë të përmbyllura politikisht.

“Në të gjitha proceset ndërkombëtare që kanë synuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës, udhëheqësia kosovare ka qenë e gatshme për marrëveshje politike me Serbinë. Janë humbur në të kaluarën dhjetëra vjet, pa fajin dhe përgjegjësinë tonë, shumë raste të mira, në mungesë të vullnetit politik të udhëheqësisë së Serbisë, për t’i dhënë fund armiqësive politike dhe historike në mes të Kosovës dhe Serbisë, që janë të vjetra më shumë se një shekull”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se edhe në vitet e rënda të luftës, edhe në ato të paqes dhe të ndërtimit të demokracisë në Kosovë, edhe në vitet kur u bëmë shtet, ne kemi qenë të gatshëm që ta bëjmë marrëveshjen e madhe historike me Serbinë.

“Përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshjen ligjërisht obligative, është interes nacional i Kosovës, i cili nuk njeh vijat ndarëse qeveritare dhe opozitare. Në këtë proces ne duhet të jemi të bashkuar për ta mbyllur këtë kapitull të rëndë dhe tragjik historik, dhe për t’i hapur udhë Kosovës për të qenë shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera në OKB, në BE, në Paktin NATO, kudo”, ka thënë presidenti Thaçi.

Modifikuar më E Enjte, 05 Prill 2018 12:43

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Presidenti Meta flet për "Shqiponjën": Nuk bie ajo, jo!

Politikë

Presidenti Meta flet për "Shqiponjën": Nuk bie ajo, jo!

Heqja e simbolit të “shqiponjës” nga hyrja e Tiranës dy javë më parë shkaktoi një pakënaqësi në rrjetet sociale. Për këtë veprim ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili është...

Përjashtimi i opozitës nga KSA, Klajda Gjosha: Qeveria ka frikë nga e vërteta

Politikë

Përjashtimi i opozitës nga KSA, Klajda Gjosha: Qeveria ka frikë nga e vërteta

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha e ftuar ditën e djeshme në Fax News, ka folur për situatën e rënduar politike në vend, si dhe për përjashtimin e...

KLSH me botime të reja në Panairin e Librit

Aktualitet

KLSH me botime të reja në Panairin e Librit

KLSH vjen në Panairin e Librit me 18 tituj të shtuar. Kolana e këtij institucioni përbëhet nga 95 botime, ndërsa deri në fund të vitit, kryetari Bujar Leskaj thotë se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!