Mehmeti, pushtuesi e tmerri i Kostandinopojës

Hënë, 14 May 2018 10:00

Sulltani Osman Mehmeti II (1432 - 1481) është një nga figurat kulmore të Mesjetës Lindore. Nëpërmjet fushatash të shumta ushtarake ai e ktheu Perandorinë Osmane në një fuqi të madhe. Mbi të gjitha ai është “Pushtuesi”, sidomos i Kostandinopojës, të cilën e mori në vitin 1453, duke i dhënë fund kësisoj, Perandorisë Romake të Lindjes mbi njëmijë vjeçare të vjetër.

***

Franc Babinger  u  lind në Weiden,  në  Landin e Bavarisë  më 15 janar të vitit 1891. Ndoqi studimet filozofike dhe filologjike në Universitetin e Berlinit. Mbrojti doktoraturën në vitin  1914. Shkoi në Turqi si anëtar i misionit ushtarak. Në Gjermani u kthye më 1921. Pas dy vjetësh u zgjodh profesor titullar i historisë dhe i kulturës së Lindjes në Berlin. Më 1927 botoi veprën madhore “Historianët osmanë dhe veprat e tyre”, e cila u bë manual për çdo turkolog dhe të huaj që merreshin me studimet turke e orientale. Më 1928 bëri një udhëtim studimor-kërkimor në Ballkan dhe në Shqipëri. Kreu vrojtime të vlefshme që u pasqyruan në veprat :“Depërtim në atdheun e shqiptarëve” ( 1928), “Në Atdhuen e Ceo Begut, Shqipëria”. Shkroi dhe studimin “Udhëtimi i Elvija Çelebiut në Shqipëri” në vitin 1930. “Një vepër e trilluar për Skënderbeun” më 1934. U emërua profesor në Universitetin Jassy ( 1937). Më 1948 punoi në Universitetin e Mynihut si profesor dhe drejtor i Institutit për Lindjen e Afërme dhe turkologji, ku vazhdoi 10 vjet.

Në bibliografinë e tij përfshihen rreth 500 tituj. Më 1963 – 1965 botoi veprën monumentale për historinë e Evropës Juglindore dhe Levantit. Vepra më madhore e Babingerit është “Mehmet pushtuesi  dhe koha e tij” botuar në vitin 1953, në 500-vjetorin e rënies së Kosntandinopojës në duar të turqve. Ky libër është botuar në shumë gjuhë të botës, por edhe në shqipe në vitin  1989. Vitet e fundit të jetës, botoi veprën “Pinjolli i fundit i familjes së Aranitasve”, më 1960,  përkthyer shqip nga Karl Gurakuqi. Në Konferencën e Parë të studimeve albanologjike, e mbajtur në Tiranë më 1962, Prof. Babingeri mbajti kumtesën “ Aranit Komneni, vjehrri i Skenderbeut”. Në vitet e fundit të jetës së tij botoi studimet “Mbi kalorësit shqiptarë  në shërbim të Republikës, në mbarim të mesjetës”, “Mark Bazaiti, piktor i shquar i Renesansës”, “Shqiptarësia e piktorit Mark Bazaiti”.

Vdiq në Durrës më 32 qershor të vitit 1967.

 

MEHMET PUSHTUESI

botësulmuesi në kapërcyell kohe / Vëllimi I

Autori: Franz Babinger

Përktheu: Afrim Koçi

438 f, 1250 L

ISBN 99927-933-7-6

MEHMET PUSHTUESI

botësulmuesi në kapërcyell kohe / Vëllimi II

Autori: Franz Babinger

Përktheu: Afrim Koçi

352 f, 1250 L

ISBN 99927-933-8-4

Artikuj të ngjashëm

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

I zuri poshtë 200 ton çimento, kush janë viktima dhe i plagosuri në Elbasan?

Aktualitet

I zuri poshtë 200 ton çimento, kush janë viktima dhe i plagosuri në Elbasan?

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një fabrikë çimentoje në Elbasan, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur për shkak se e ka zënë...

Mbani dritaret e pastra dhe perdet e hapura që të mos sëmureni

Lifestyle

Mbani dritaret e pastra dhe perdet e hapura që të mos sëmureni

Është një strategji e thjeshtë për të ruajtur shëndetin. Studime të reja kanë treguar se lejimi i dritës së diellit në dhomë përmes dritareve eliminon bakteret që jetojnë në pluhur. Studiuesit...

Gjykata lë në burg Stresin/ Prindërit: Arrestim për hakmarrje

Aktualitet

Gjykata lë në burg Stresin/ Prindërit: Arrestim për hakmarrje

Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për Arkimend Lushaj të njohur ndryshe si Stresi. Avokati i tij e ka quajtur të paligjshëm këtë vendim. Kujtojmë se Stresi u arrestua...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!