Visarion Xhuvani, kryepeshkopi i Parë i Kishës Ortodokse Shqiptare

Tuesday, 29 May 2018 16:39

Një nga ish- krerët e Kishës Ortodokse Shqiptare Visarion Xhuvani shpaloset në tërë dimensionet e tij në jetën e bujshme në tre drejtimet kryesore, në Kishë ku shërbeu me ndershmëri e pasion për çështjen shqiptare, në Parlament ku dha maksimumin e oratories dhe pasionit politik e patriotik si dhe qërdimin e tij burrëror në burg, ku u dergj në vitet e fundit.

     ***

Kontributi i Imzot Visarion Xhuvanit, në njohjen e Autoqefalisë së Kishës sonë të shenjtë, përkon me fazën më vendimtare të saj, periudhën nga 1926 deri në 1937 që është edhe kurorëzimi juridik dhe formal i luftës për Autoqefalinë e Kishës, që u shpall më 22 mars (8 mars kalendari i ri) 1908, kur Theofan Stilian Noli u kurorëzua prift dhe mbajti meshën e parë në kishën e "Shën Gjergjit" në Boston.

Pikërisht, për këtë duhet parë sfondi i historisë sociale dhe politike, në të cilën futet në skenë imzot Visarion Xhuvani. Në këto kushte, në vitin 1926, i lejuar nga Ahmet Zogu, vjen në Shqipëri lmzot Visarion Xhuvani. Ashtu sikundër edhe lmzot Noli që ishte Hirotonisur (veshur) prift nga Imzot Platoni, peshkop rus, të emigracionit në Beograd.

Sikundër dihet në Shqipëri u shfaq edhe Peshkopi tjetër serb Viktori, nën pretekstin e një minoriteti serb prej 600 vetësh. Zogu me kërkesën e qarqeve nacionaliste shqiptare kërkoi dërgimin e tij. Me sa duket u detyrua ta pranojë pa status zyrtar jo aq nga frika e një rregulloreje të Lidhjes së Kombeve, sesa me shpresën se dy peshkopë mund të kurorezojnë një tjetër. Sikundër dihet publikisht nga Ikonomi i Madh, Fan Nolit iu bë thirrje që të vinte në Shqipëri si Kryepeshkop, por ai e refuzoi për arsye politike. Kjo gjë del në përgjigjen që i ka dërguar Ikonomit të Madh Mitrofar. Nga ana tjetër, ca për arsye të ndërhyrjes së Kishës Ruse e ca për arsye të marrëdhënieve personale me Visarion Xhuvanin, të dy peshkopët e mëparshëm u shkarkuan ose u tërhoqën nga Dioqezat e tyre. Por shumë shpejt Imzot Xhuvani nuk ngurroi dhe brenda të drejtës kanonike kurorëzoi nga fundi i vitit 1928, tre peshkopë njëherësh. Në mars te vitit 1929 shpalli Sinodin e Shenjtë. Në qershor të këtij viti, me ndërhyrjen e Ahmet Zogut, Imzot Visarion Xhuvani thirri Kongresin Pan-Ortodoks të Korçës. Ky kongres legalizoi "Sinodin e Shenjtë" statutin dhe rregulloren administrative të K.O.A.SH. Këto të fundit qenë fitoret më të mëdha organizative dhe teorike të Imzot Xhuvanit, sepse, përsa i perkët "Sinodit të Shenjtë", ai nuk u njoh zyrtarisht as nga Patriarkana Ekumenike; dhe as nga kishat e tjera të botës, me përjashtim të "Sinodit të Shenjtë" të Kishës Ruse në Emigracion. Do të duhej një luftë e madhe e Kishës dhe e Shtetit Shqiptar që kjo Autoqefali të realizohej. Imzot Xhuvani ishte jo vetëm një apostull i madh i Kishës Shqiptare, por edhe një diplomat e organizator i shquar.

Në vitin 1933, ai bën lëshimin e parë të Patriarkanës Ekumcnike duke i dhënë përsëri Kristofor Kisit dioqezën e Beratit. Në vitin 1936, ashtu sikundër thërriti Nolin në krye të Kishës Shqiptare, ai u tregua i gatshëm për të dhënë dorëheqjen nga froni i Kryepeshkopat për të lehtësuar bisedimet me Patriarkanën Ekumenike. Kjo ishte një sakrificë që bëhej për hir të Autoqefalisë së Kishës sonë të shenjtë. Kështu delegacioni shqiptar i vitit 1937 u kryesua nga Imzot Kristofor Kisi, i cili u zgjodh edhe Kryepeshkop i kishës ortodokse shqiptare deri në vitin 1949. Visarion Xhuvani për hir të Autoqefalisë, pasi Patriarkana i realizoi premtimet e veta, i kërkoi falje formale asaj duke i premtuar se do të tërhiqej nga administrimi kishtar. Por më 1941 shohim se Imzot Xhuvani vihet në krye të dioqezës së Beratit dhe Vlorës, ku ndenji atje deri sa përfundoi në burgjet komuniste.

 Duke u vënë nga historia në krye të luftës për Autoqefali, pikërisht në fazën përfundimtare të saj, të kurorëzimit të kësaj lufte, Xhuvani e kuptoi se i duhej një punë e madhe jo vetëm organizative, por edhe teorike. Çështja e kishës do të ishte jo vetëm problem kongresesh kurorëzimesh, po një problem edhe i përgatitjes kanonike dhe teorike të dokumentacionit të kishës dhe të liturgjisë fetare.  Megjithëse Noli në disa raste shfaqej si kundërshtari i tij personal dhe i regjimit në fuqi, ai nuk ngurroi të kanonizonte dhe të kujdesej për botimin e teksteve liturgjike të përkthyera prej Nolit. Po kështu u kujdes që liturgjia të kishte muzikën e saj shqiptare me bazament bizantin. Një punë të madhe bëri ai edhe për sqarimin e shumë çështjeve teorike dhe kanonike të Kishës Autoqefalc.

Në vitin 1926, më datë 15 maj, ai botoi broshurën: "Çështje Politiko-Religjioze" . Në këtë broshurë ai, përveçse tregoi dhe argumentoi çështjet tradicionale siç janë gjuha dhe shkollat shqipe, por tregoi strategjinë e re për fazën 1926-1936.  Vendimtare në këtë fazë nuk do të ishte më thjesht çështja e gjuhës, por organizimi kanonik i kishës. Për këtë në broshurë vëmendje kryesore i kushtohet marrëdhënieve me Patriarkanën Ekumenike. Në tre kapitujt e parë analizohen me objektivitet të gjitha pretendimet e Patriarkanës, ku janë të drejta e ku jo, si dhe detyrat që i dalin Kishës Autoqefale për legalizimin kanonik të saj.

Çdo kohë nxjerr në krye njerëzit që i duhen. Që nga Dhaskal Todri e deri tek Fan Noli, problemi kryesor i Autoqefalisë paraqitej ai i gjuhës. Noli që ishte ndër krerët e 1ëvizjes Autoqefale ishte një kryengritës i madh ndaj Patriarkanës, por edhe një përkthyes i madh i liturgjisë fetare. Në kohën kur Imzot Xhuvani u vu në krye të lëvizjes Autoqefale për shkak të kontributit të Kristoforidhit, Nolit e të tjerë, problemi i gjuhës jo se nuk ekzistonte, por nuk ishte aq urgjent. Në planin e parë dilte pikërisht problemi kanonik dhe organizativ. Imzot Xhuvani i përmbushte kushtet për ta realizuar këtë mision.

Ndryshimi personal është ky midis Nolit dhc Xhuvanit:Noli ishte poet i madh, përkthyes i madh dhe politikan i madh, por ai nuk njihte në detaje çështjet kanonike fetare dhe nuk kishte arsimin e lartë fetar. Imzot Xhuvani nuk kishte erudicionin e Nolit, as shpërthimin e tij poliedrik, por ishte i specializuar me arsim të lartë teologjik dhe i përkushtuar ndaj kishës. Këto njohuri të Xhuvanit u reflektuan në hartimin e dokumentacionit bazë të kishës ortodokse, i cili është në fuqi edhe sot. Statuti themelor i hartuar prej tij dhe i aprovuar nga Kongresi i Korçës më 1929, është i pakorrigjueshëm.

Jeta dhe veprimtaria e Imzot Visarion Xhuvanit janë dëshmi e principeve dhe idealeve të vërteta demokratike, të cilat, ai i mbajti gjallë e i transmetoi te pasuesit e tij. Si shqiptar i shquar, ai mishëroi me fjalë e me punë krishtërimin, këtë pasuri kombëtare shqiptare dhe shpirtin e themeluesve të shtetit shqiptar. Ai në vitin 1937 bëri një vepër të tillë që nuk do të harrohet ndër shekuj në ortodoksinë shqiptare, me kusht që Patriarkana e Stambollit t'i jepte kishës shqiptare pavarësinë e saj, ai nuk pranoi para, në këmbim të pavarësisë që të largohej nga froni i kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, në një kohë kur ai ishte në kulmin e misionit të tij të shenjtë klerikal vetëm e vetëm për të shenjtën nënë Shqipëri, Visarion Xhuvani i kushtoi jetën atdheut të tij dhe krishtërimit, duke u bërë i përjetshëm dhe një bir i bindur i Zotit të vërtetë për konsolidimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare!

Në këtë ndërtesë, në vitin 1909 është mbajtur "Kongresi i Elbasanit" për arsimin shqip, që mori vendim për të hapur të parën shkollë të mesme të famshmen "Normalen e Elbasanit", që u bë djepi i arsimit kombëtar shqiptar. Drejtori i parë i saj ka qenë demokrati Luigj Gurakuqi. Kështu që nga viti 1905 kisha e "Shën Marisë" dhe Mitropolia e saj të ndërtuara me kontributin financiar të besimtarëve, bashkëjetuan duke përhapur besimin, patriotizmin dhe arsimin shqip, derisa dora e diktaturës i mbylli të dyja në vitin 1967. Me përmbysjen e diktaturës dhe vendosjen e demokracisë, besimet fetare u kthyen përsëri tek ne duke na përtëritur shpirtin dhe forcat jetëdhënëse. Kisha e "Shën Marisë" së lagjes Kala me ambientet e saj nën drejtimin e At Nikolla Markut, bir i denjë i lagjes Kala dhe vazhdues konsekuent i klerikëve të parë, është bërë përsëri qendër fetare shpirtërore dhe patriotike në mbështetje të demokracisë.

Kisha e "Shën Marisë" gradualisht po merr formën e saj të parë, po mbyll plagët që i shkaktoi komunizmi dhe kontributi i popullit po shërben për mbarëvajtjen e saj. Në themel të saj, kisha "Shën Maria" ka parimet e përvojës 80-vjeçare të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, të themeluar në vitin 1922 dhe të përfunduar në vitin 1937, ka kontributin e mbarë besimtarëve dhe klerikëve patriotë shqiptarë, kontributin e Nolit të madh e të Visarion Xhuvanit. Me këto mësime do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kjo Kishë do të kontribuojë për besimin ortodoks në Shqipëri, për patriotizmin shqiptar, për bashkimin kombëtar dhe për zhvillimet demokratike.

Shkrimet e kohës dhe zbulimet arkeologjike na dëshmojnë për kishat paleokristiane në Shqipëri, ku sipas të dhënave historike del se paraardhësit tanë ishin të parët që e përhapën krishtërimin në gadishullin tonë, pra, në Gadishullin Ilirik, siç quhej atëherë. Ndaj me plot të drejtë, Iliria u konsiderua si një vend i shenjtë. Në këtë rast mbase mjafton të kujtojmë vetëm njërën nga veprat e famshme që e dëshmon këtë gjë, domethënë "Iliria sacri" të At Daniel Farlatit që u botua në vitin 1719 në Venecia. Mbarimi i dymijë vjeçarit dhe fillimi i mijëvjeçarit të tretë do të kremtohet me programe të caktuara në të gjithë botën me një përkujtim qendror e cila sjell një ripërtëritje tek individi, familja, shoqëria, për të na e përkujtuar të kaluarën e lavdishme ose dështimet, për ta njohur identitetin gjithëkombëtar dhe kështu për ta përgatitur një ardhmëri më të mirë kombëtare, për mijëvjeçarin e tretë, jo të larguar nga shtëpia, familja evropiane, siç ishim shekuj më parë, por si familjarë më të vjetër të Evropës me sjellje, punë dhe vepra të mira, të vendosur në ballin e popujve evropianë që na takon.

Noli ishte poet i madh, përkthyes i madh dhe politikan i madh, por ai nuk njihte në detaje çështjet kanonike fetare dhe nuk kishte arsimin e lartë fetar. Imzot Xhuvani nuk kishte erudicionin e Nolit, as shpërthimin e tij poliedrik, por ishte i specializuar me arsim të lartë teologjik dhe i përkushtuar ndaj kishës. Këto njohuri të Xhuvanit u reflektuan në hartimin e dokumentacionit bazë të kishës ortodokse, i cili është në fuqi edhe sot. Statuti themelor i hartuar prej tij dhe i aprovuar nga Kongresi i Korçës më 1929, është i pakorrigjueshëm.

Hyqmet ZANE

 

 VEPRA: PËR KISHËN ORTHODHOKSE SHQIPTARE

 MBI JETËN DHE VEPRËN E VISARION XHUVANIT

Autori: Nos Xhuvani, Pavli Haxhillazi

Gjinia: Historike

520 f. 800 L

ISBN 978-99943-56-07-2

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Aktualitet

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Gruaja 55-vjecare qe u masakrua për motive pronësie nga kunati dhe dy djemtë e tij, ndodhet ne gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Armathë të Qendrës...