Brigjet e Shqipërisë, vend i tragjedive – 28 turistë të mbytur vetëm në këtë sezon

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke i shprehur ngushëllimet familjes së turistes çeke që humbi jetën dje në plazhin e Radhimës, kujton statistikën tmerruese në një vend që nuk qeveriset dhe keqqeverisjet. Situata në Shqipëri është alarmante, pasi në vetëm dy muaj në vendin tonë janë mbytur 28 turistë, 5 herë më shumë se në të gjitha brigjet e Europës

 

Gjatë ditës së djeshme  në plazhet shqiptare një tjetër turiste humbi jetën duke u bërë viktima e 28-të e këtij sezoni turistik. Pavarësisht se çdo turist shqiptar apo i huaj paguan taksa gjatë qëndrimit me pushime, asnjë masë për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre nuk është marrë nga ana e shteti shqiptar. Ish-kryeministri Sali Berisha, duke i shprehur ngushëllimet familjes së turistes ceke që humbi jetën në plazhin e Radhimës, ka deklaruar sërish se situata në Shqipëri është alarmante, pasi në vetëm dy muaj në vendin tonë janë mbytur 28 turistë, 5 herë më shumë se në të gjitha brigjet e Europës. “Të dashur miq, në Radhimë ndodhi sot mbytja e radhës. Një turiste çeke humbi jetën në det, mbytja e dytë në Vlorë në 4 ditët e fundit dhe e 28-ta e këtij sezoni turistik. Në harkun kohor dy mujor ujërat e brigjeve të detrave tona sikur të ishin brigjet e një vendi pa shtet, gllabëruan në thellësitë e tyre 28 jetë apo 5 herë më shumë jetë pushuesish se sa ujërat e brigjeve të të gjithë kontinentit. Shpreh me këtë rast ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, dënoj me ashpëri kujdesin zero të autoriteteve qendrore dhe lokale të vendit si dhe indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e tyre ndaj rrezikut të ujit. Theksoj se kjo është një indiference kriminale. Çdo turist apo pushues vendas derdh me shpenzimet e tij si taksa, qindra e mijëra lek në buxhetin e shtetit gjatë qëndrimit të tij me pushime. Kurse kjo qeveri as dhe autoritet lokale nuk kanë shpenzuar qoftë dhe një qindarkë për mbrojtjen dhe sigurimin e tyre nga rreziku i ujit. Përveç kësaj, qeveria, me industrinë e mafies, skafet që ka favorizuar, ka rritur shumë rrezikun për jetën të turistëve në ujërat e plazheve tona. Me këto zhvillime nxihet reputacioni turistik dhe Shqipëria bëhet vendi i tragjedive ujore, pa llogaritur ato rrugorë, më të mëdha individuale të turisteve nga mbarë bota”, shkruan Berisha.

Kronika-Humb ndjenjat pasi futet në det, mbytet në Radhimë një turiste e moshuar nga Çekia/ Mbytet një turiste 74 vjeçare nga Çekia, e cila kishte shkuar si pushuese në plazhin e Radhimës në Vlorë. Sapo është futur në det gruaja ka humbur ndjenjat dhe nuk mundi të mbijetojë, megjithëse i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Identifikimi i saj u bë përmes pushuesve të tjerë nga Çekia që ishin aty.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>