Bujar Leskaj: Partneriteti me botën akademike forcon luftën e KLSH-së kundër korrupsionit

klsh

Kontrolli i Lartë i Shtetit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës

 

 

Para nënshkrimit të kësaj marrëveshje kreu i KLSH zhvilloi një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin dhe me ambasadorin e Austrisë, z. Johann Sattler, me të cilin u diskutua për forcimin e kapaciteteve të auditimit të jashtëm publik

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit do t’i kushtojë vëmendje të veçantë luftës ndaj korrupsionit  dhe rritjes së transparencës për përdorimin e fondeve publike. Kështu u shpreh kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Fakultetin e Ekonomisë. “Me të drejtë, publiku në Shqipëri, qytetarët, taksapaguesit shqiptarë kërkojnë forcimin e llogaridhënies, të transparencës, luftës kundër korrupsionit. Kjo është sfida e institucionit tonë dhe ne bashkë me kolegët e mi po përpiqemi ta përballojmë. Kemi shumë borxhe ndaj qytetarëve shqiptarë”.

Në këtë kuadër, kryetari Leskaj theksoi se implementimi i marrëveshjes do të ketë në thelb kontributin e ekspertizës së botës akademike në rritjen e cilësisë së punës audituese. Kjo sinergji, theksoi kreu i KLSH-së, do të përmirësojë kapacitetet e institucioneve përkatëse për të ecur në ato linja institucionale që kërkon vetë integrimi në Bashkimin Europian

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule vlerësoi KLSH-në për pjekurinë e lartë institucionale që ka arritur vitet e fundit, duke theksuar se në punën e saj është përkujdesur të përfshijë edhe ekspertizën e botës akademike. Z.Kule theksoi se përdorimi i aftësive kërkuese të botës akademike i bën mirë institucioneve të shtetit

“Mendojmë se do ta përmirësonte në të gjitha institucionet bashkëpunimi me botën akademike, kërkuesit, sepse në të gjitha vendet perëndimore vënia në funksion dhe përdorimi i aftësive kërkuese të botës akademike i bën mirë institucioneve të shtetit”.

Marrëveshja vjen në kuadër të interesit dhe dëshirës së mirë të të dyja institucioneve  për të bashkëpunuar në rritjen e kapaciteteve dhe njohurive profesionale të stafit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe në shtimin e aktivitetit kërkimor të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në fushën e auditimit të jashtëm, si dhe nga fakti që për Kontrollin e Lartë të Shtetit shtimi i cilësisë së punës audituese është thelbësor dhe për Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës zgjerimi i kërkimit të aplikuar përbën një detyrë parësore.

Para nënshkrimit të kësaj marrëveshje kreu i KLSH zhvilloi një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin dhe me ambasadorin e Austrisë, z. Johann Sattler, me të cilin u diskutua për forcimin e kapaciteteve të auditimit të jashtëm publik.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>