Buxheti 2018, një mekanizëm gjigant i krimit dhe pastrimit të parave

rama-me-droge

Pa pikën më të vogël të dyshimit, projektbuxheti i vitit 2018 është një projekt që i shërben Edvinit dhe gjithë klientëve të tij për të përmbushur shkrirjen mes qeverisë dhe strukturave kriminale që kanë nevojë të pastrojnë paratë e fituara nga sasia kolosale e drogës që u prodhua në 2016-n. Inkriminimi i gjithë buxhetit të shtetit është sakrilegji i fundit që po tenton të kryejë kanab-kryeministri, para se një zgjidhje politike ta përzërë atë nga zyrat e qeverisë dhe të partisë

 

Pa pikën më të vogël të dyshimit, projektbuxheti i vitit 2018 është kryekëput një projekt që i shërben Edvinit dhe të gjithë klientëve të tij. Pavarësisht se kapobanda në pushtet e prezanton para qytetarëve shqiptar si një projekt  ‘të paparë’ e që do t’i sjell vendit shumë investime, ky projekt fatkeqësisht do t’i shërbej parave të siguruara nga tonelatat e drogës.  Ditën e djeshme, Edvini dhe gjithë makineria që i shërben atij shpërndanë për media materiale, të cilat flisnin për një buxhet që do të sjellë rritje ekonomike, rritje pagash e pensionesh apo edhe investime publike. Të gjitha këto ishin në kuadrin e propagandës qeveritare, pasi e vërteta rezulton e dhimbshme mjaft. Pasi kanabizoi Shqipërinë dhe lejoji të sigurt, trafikun ndërkombëtar të drogës, përmes miliardave të siguruara nga këto trafiqe Rama kërkon t’i shpërndaj ato në investime të rëndësishme që do të dëmtojnë ecurinë e brishtë ekonomike të vendit tonë. Ky buxhet i varfërimit të shqiptarëve do të shtoj hallet e qytetarëve tanë, ndërsa do të pasurohen në mënyrë të sigurtë klientët që i shërbejnë pushtetit kriminal të Edvin Ramës. Rama pasi ia doli që të blejë zgjedhjet e Qershorit me paratë e drogës, do të përdor vitin 2018 për të pastruar miliardat e eurove të siguruara nga droga dhe aktivitet të tjera kriminale. Kësisoj, Edvini do t’ia dalë të kriminalizoj gjithë ekonominë e vendit, ndërsa do të propagandojë se po ndërton vepra publike të rëndësishme. Ky shkatërrim i ekonomisë së vendit tonë dhe po ashtu ekonomive private të shqiptarëve nga Edvini është rreziku më i madh që po i kanoset vendit. Tashmë bandat dhe krimi do të zhvendosen më pranë shqiptarëve, duke rrokur ç’të mundin. Më herët, qëkurse Edvini prezantoi projektin ‘1 Miliardë Euro’, opozita, kreu Basha dhe ish kryeministri Berisha i bën apel bankave dhe investueseve serioz që të mos bëhen pjesë e një projekti të tillë kriminal. Pavarësisht se Edvini e propagandoi si projekt që do të korr investime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi përmes PPP-ve, projekti në të vërtetë ka për qëllim të pasuroj vetëm një grusht njerëzish në kurriz të buxhetit të ‘rraskapitur’ të shqiptarëve. Kjo nismë e kryeministrit për të dhuruar 1 mld euro as nuk do të përmirësojë gjendjen ekonomike të vendit, as do të nxjerrë nga moçali i taksave dhe tarifave të vendosura mbi kokë tek bizneset dhe as nuk do të lehtësojë kredi dhënien e bankave, të cilat vazhdojnë të nxjerrin fitimin e tyre jashtë. Në të kundërt, do të përkeqësojë dhe të shtrydhë gjithnjë e më shumë bizneset të cilët vazhdojnë të vuajnë një treg të kapur dhe aspak të lirë. Ky projektbuxhet duhet me patjetër që të mos lejohet të kalojë, në të kundërt shkatërrimi i shqiptarëve është i pandalshëm.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>