Bylykbashi: Rama bllokon Kushtetuesen për të mos anuluar marrëveshjen për detin

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi hedh dyshime mbi marrëveshjen e mundshme për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë si një pazar të Kryeministrit Edi Rama në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutës. Nëse ka një marrëveshje, sipas Bylykbashit Gjykata Kushtetuese nuk mund ta gjykojë pasi është në kolaps dhe nuk merr dot vendime duke qenë se ka 5 anëtar me mandat të plotë nga 9 që duhet të kishte dhe zëvendësimin e tyre po e bllokon kryeministri

-Negociatat me Greqinë/Presidenca: Rama nuk ka kërkuar Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit

-Nishani: Marrëveshja e detit me Greqinë do të ketë pasoja rajonale

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi hedh dyshime mbi marrëveshjen e mundshme për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë si një pazar të Kryeministrit Edi Rama në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutës. Nëse ka një marrëveshje, sipas Bylykbashit Gjykata Kushtetuese nuk mund ta gjykojë pasi është në kolaps dhe nuk merr dot vendime duke qenë se ka 5 anëtar me mandat të plotë nga 9 që duhet të kishte dhe zëvendësimin e tyre, po e bllokon kryeministri. Pyetja që shtron deputeti Bylykbashi është nëse Gjykata Kushtetuese po mbahet e bllokuar qëllimisht për ta bërë marrëveshjen fakt të kryer dhe mos të ketë mundësi për ta anuluar. Gjykata Kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë, por 3 janë të dorëhequr, Sokol Berberi, Vladimir Kristo dhe Besnik Imeraj ndërsa anëtares Vitore Tusha i ka përfunduar mandati. Por sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese, në nenin 8 pika 4, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij, gjë që po e bën edhe Vitore Tusha. Me qëndrimin e saj në detyrë, aktualisht janë 6 anëtarë që përbëjnë këtë gjykatë duke e bërë funksionale pasi për të shqyrtuar çështje duhet të jenë jo më pak se 2/3 e numrit të gjyqtarëve, pra 6. Më herët Presidenti Meta shpalli vakancën për 2 pozicione në këtë gjykatë dhe pret aplikimet për 15 ditë për të zgjedhur edhe dy anëtarë të tjerë të kësaj gjykate. Për dy anëtarët e tjerë, një vakancë duhet ta shpallë Kuvendi dhe një tjetër Gjykata e Lartë.

Negociatat me Greqinë/Presidenca: Rama nuk ka kërkuar Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit/ Burime nga Presidenca për Syri.net konfirmojnë që deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Po ashtu, kërkesë nga qeveria për Plotfuqishmëri nuk i është kërkuar as ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili deri ditën e fundit, kur la zyrën e Presidentit, deklaroi se nuk i ishte paraqitur ndonjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë”. “Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar.” ka thënë ish-Presidenti Nishani. Sipas ish-presidentit, “me një arrogancë ekstreme Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrëveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Ministrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot. Së pari, nuk ka të deklaruar nëse Qeveria Shqiptare ka marrë “Autorizimin e Plotfuqishmërisë” nga Presidenti i Republikës? Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrëveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.”

Nishani: Marrëveshja e detit me Greqinë do të ketë pasoja rajonale/ Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas publikimit në mediat greke të lajmit se marrëveshja për paktin detar është arritur. Nishanit thotë se prokuroria duhet të ndërhyjë pasi territore shqiptare i janë falur palës greke, ndërsa thekson se kjo marrëveshje do të ketë pasoja rajonale. “Media greke njofton sot se Marrëveshja e Detit midis Shqipërisë dhe Greqisë është arritur midis dy qeverive përkatëse. Me triumfalizëm dhe shumë e kënaqur media greke njofton se qeveria shqiptare i ka dorëzuar Greqisë zonat më të rëndësishme të ekskluzivitetit ekonomik. Tashmë nuk përbën më sekret se zonat që i përkasin “de facto” Shqipërisë janë zotëruese të pasurive të mëdha të gazit dhe naftës. Nëse lajmi i medias greke është i vërtetë ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912. Ky akt i padrejtë do të hapte një konflikt të ri e të panevojshëm historik midis dy vendeve me pasoja rajonale”, thotë ish presidenti.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>