Bylykbashi: Vota qytetare kishte përballë njerëzit e lidhur me krimin dhe drogën

byly

Pas daljes së rezultatit përfundimtar në të gjithë vendin, ka reaguar edhe kryesuesi i listës së PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi. Me anë të një postimi në fb, Bylykbashi falënderon të gjithë mbështetësit demokratë, numëruesit e votave dhe vëzhguesit, të cilët ja dolën mbanë të ruajnë të paprekur votën, pavarësisht se përballë tyre kishin kriminele dhe njerëz të lidhur me botën e drogës

 

Pas daljes së rezultatit përfundimtar në të gjithë vendin, ka reaguar edhe kryesuesi i listës së PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi. Me anë të një postimi ne rrjetet sociale ai falënderon të gjithë mbështetësit demokratë, numëruesit e votave dhe vëzhguesit të cilët ja dolën mbanë të ruajnë të paprekur votën, pavarësisht se përballë tyre kishin kriminele dhe njerëz të lidhur me botën e drogës. Megjithatë Bylykbashi thekson se duhet bërë një analizë e thellë brenda PD-së, për t’u ri ngritur sërish. ‘Për te gjithë ju aktivistet demokrate qe punuat ne te gjitha strukturat e Partisë Demokratike te Durrësit, ne një fushate te shkurtër, te vështirë, e te pabarabarte, por qe dhatë maksimumin tuaj, përtej e përkundër dasish e mllefesh qe duken kaq te vockla përballë halleve e sakrificave tuaja. Për te gjithë ju miq komisioneve e vëzhgues qe morët përsipër t’i dilnit zot votës se demokrateve e qytetareve qe votuan PD, ne një kohe te vështirë presionesh e shantazhesh, kur te tjerë u stepen dhe u shmangen apo nuk deshën. Për te gjithë ju miq numërues te votave qe kryet detyrën tuaj mes sakrificash shumëoreshe, ne vape, lodhje, tension, për te mos lënë asnjë vote te vidhej e blihej nga pazarxhinjtë e votës. Për te gjithë ju miq demokrate me eksperience te gjate qe nuk e braktiset PD-ne ne ketë fushate për asnjë lloj qejf mbetje dhe treguat fisnikërinë tuaj pavarësisht se PD ne te shkuarën ju ka patur edhe borxhe, apo qe edhe pse pate sesi ata qe u trashen me pushtet e para me mbështetjen tuaj, ju lanë ne balte ne ketë dite te vështirë. Për te gjithë ju miq te rinj qe me pasion e energji nuk u kursyet, ju qe jeni prezent realisht dhe jo ne lista fiktive antarësh dhe qe me energjinë dhe dedikimin tuaj te mbushni me shprese se PD e Durrësit do te hapet tek qytetaria dhe kontribuuesit pa interes pushteti, e qe nuk i afrohen PD vetëm kur ndahet pushtet, poste apo interesa. Ne ketë dite te vështirë, te gjithë bëjmë reflektimin tone, kërkojmë shkaqet, arsyet dhe përgjegjësitë brenda vetes dhe mes nesh, kemi te qarte qe përballë kemi një piramide pushteti qe e ka majën ne dritën e ligjit dhe bazamentin thelle ne kriminalitet, por kjo nuk duhet te na shmange nga përpjekja për t’u ri ngritur me dinjitet e pa njollat e korrupsionit dhe abuzimit qe na ulen kokën ne 2013, apo gabimet qe bëmë ne këto vite. Por analiza do te vije shpejt. Sot kam vetëm ketë falenderim te madh për te gjithë ju. Faleminderit dhe do te ri ngrihemi e do te rifillojmë te gjithë bashke se shpejti!’, shkruan Bylykbashi.

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    28/06/2017 at 02:58

    Kete krim electoral e shfaqi vete Rama para mbarimit te votimit, duke thene se do merte me teper se 71 deputete, ai e kishte organizuar ne menyren me mafioze se bashku me Rucin, Tahirin dhe banden komuniste-mafioze, duke future flete votimi te mbushura ne Kohen kur hiqnin energjine elektrike, si gjithmone, duke I futur ne trup ata cubat e tyre, gjithmone te mbushura, keto I hedhin ne emer te njerezve te ikur, te moshuarve qe nuk levizin, te semureve, etj. keshtu qe duhet nje kontroll I imet I listave te gjithe atyre qe nuk jane atje dhe ne emrin e tyre eshte firmosur, nuk eshte hera e pare qe e bejne kete, keshtu e kane mare pushtetin, njesoj si ne diktature, fituam 99.99%, thoshte E. Hoxha.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>