CAE, projekte qe mund te shkojne deri ne 10 mld euro për vitin 2009

Imazhi nga Arkiva

Kompania CAE shpk, megjithëse e re në tregun shqiptar po implementon me sukses teknologjitë më të avancura në sektorin e inxhinierisë së ndërtimit. Në prani edhe të drejtuesve të Dhomës së Industrisë së Tiranës si dhe mjaft sipërmarrësve italine, kompania CA.E ka shpalosur projektet dhe planet për të ardhmen. Drejtuesit e kompanisë, lider në tregun shqiptar, parashikojnë që vetem gjatë këtij viti të përfshihen në projekte dhe dhe tregu kerkon qe keto invenstime te kapin vleren ne total deri ne 10 miliard euro.

Ardi Kollcaku “Tregu shqiptar ka shumë mundësi zhvillimi në ndërtimet industriale në sajë të eksperiencave deri tani, ne përfaqësojme partnerin e qendrueshëm dhe serioz për kompanitë e huaja që vijnë në vend”.

Dy nga veprat kryesore ne të cilat është duke punuar CAE SHPK, janë petrolifera në gjirin e Vlorës, që shkon ne 56 milionë euro dhe hidrocentrali i Kalivaçit projekt prej 130 milionë eurosh. Kjo kompani është pjesë e Elite Group, me shtrirje edhe në sektorët e turizmit, minierave, pasuritë e paluajtshme, transportit detar etj, jo vetëm në Shqipëri por edhe në mjaft vende të rajonit.