Trump-Apple – “Ndërtoni fabrikat në SHBA për të shmangur tarifat ndaj Kinës”

Diel, 09 September 2018 12:58

Presidenti Donald Trump i bëri thirrje Apple që të ndërtojë produktet në SHBA, për të shmangur tarifat në importet kineze, pas paralajmërimit të gjigantit të teknologjisë se do të rrisë çmimet për konsumatorët.

Apple u vu në shënjestër nga Donald Trump gjatë fundjavës, pas komenteve të tij se prodhuesi i iPhone nuk ka imunitet ndaj kërcënimeve politike që përballet Silicon Valley. Trump kërcënoi ditën e Premte se do të shtojë tarifat ndaj Kinës, duke prekur thuajse të gjithë mallrat e importuara nga vendi, përfshirë iPhone dhe iPads, që i kanë shpëtuar deri më tani tarifave.

Disa prej aksesorëve më popullorë të Apple, përfshirë orën dhe AirPods, do të goditen nga tarifat prej 25% të propozuara së fundmi. Nëpërmjet një letre drejtuar përfaqësuesve të tregtisë në SHBA, Apple paralajmëroi se tarifat do të rrisin koston e operacioneve në SHBA dhe do ta vendosin kompaninë në disavantazh ndaj rivalëve të huaj. Gjiganti i teknologjisë shtoi se këto kosto shtesë do të kalojnë te konsumatorët, nëpërmjet rritjes së çmimit të produkteve.

Trump nuk tregoi simpati për Apple dhe i bëri thirrje kompanisë që të zhvendosë fabrikat në SHBA. “Çmimet e Apple mund të rriten për shkak të tarifave në Kinë. Megjithatë ka një zgjidhje tejet të thjeshtë me zero taksa. Zhvendoseni prodhimin në SHBA në vend të Kinës. Nisni ndërtimin e fabrikave”, tha Donald Trump. Scan

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...