Ja kush janë efektet e marijuanës në trupin e njeriut

E Enjte, 10 May 2018 17:41

Përdorimet e marihuanës janë shoqëruar shpesh me anët pozitive dhe negative të saj.

Përdorimi i saj në mjekësi ka një sërë benefitesh:

Përmban kimikate që i bën qelizat kanceroze të ngordhin

Zvogëlon dhimbjet e shkaktuar nga kimioterapia

Trajton dhe parandalon sëmundjen e syve të glaukomës

Kontrollon dhe parandalon gjendjet epileptike

Doza të vogla të marihuanës medicinale mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe të reduktojnë ankthin

Një nga përbërësit në kanabis mund të ngadalësojë zhvillimin e alzheimerit

Gjithashtu mund të reduktojë simptomat e dhimbshme të sklerozës

Trajton muskujt e diafragmës të cilat zakonisht janë të vështira për tu trajtuar me medikamente të tjera

Marijuana trajton edhe inflamacionet e zorrëve si dhe ulçerën apo kolitin

Gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e zonës së trurit të prekur nga goditja

Përmirëson lupusin dhe çrregullimet autoimune

Një vajzë 5 vjeçare e diagnostikuar me sidromën Dravet ( epilepsi e rëndë e foshnjërisë)  u trajtua me marihuanë medicinale dhe momentet e saj të krizave u zvogëluan nga 300 në javë, në vetëm 7 çdo 7 ditë.

Por konsumimi  marijuanës jo për qëllime mjekësore, ka rrisqe për shëndetin që përfshin:

Probleme në të menduar, në të mbajturit mend dhe në zgjidhjen e problemeve.

Marihuana e përdorur pa qëllime mjekësore  gjithashtu mund të ngadalësojë kohën e reagimit në disa individë.

Tek adoleshentët tkurr zonat e trurit që lidhen me kujtesën

Rrit rrahjet e zemrës nga 20% në 100% për 3 orë. Kjo shton rrezikun e një ataku në zemër në atë moment.

Mund të shkaktojë mendime vetëvrasëse tek adoleshentët.

Marijuana përmban elementë që mund të dëmtojë mushkëritë

Nuk duhet përdorur gjatë shtatzënisë  sepse  përbërësit psikoaktivë mund të ndikojnë negativisht  në zhvillimin mendor tek foshnjet, mamatë e të cilëve konsumojnë marihuanë gjatë shtatzënisë. Mund edhe të lindin para kohe.

Marijuana e konsumuar jo për efekte shëndetësore, shkakton edhe sjellje të dhunshme tek personat që e përdorin si dhe redukton prodhimin e spermës tek meshkujt

Ndërsa tek femrat, shkakton çrregullime në ciklin menstrual.

Kur marihuana konsumohet në doza të larta, shkakton halucinacione tek përdoruesit dhe moskoordinim të lëvizjeve të trupit

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 17:43

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Foto/ Kukësi përfshihet nga një stuhi e fuqishme

Aktualitet

Foto/ Kukësi përfshihet nga një stuhi e fuqishme

Një stuhi e fortë kanë përfshirë rajonin e Kukës mesditën e kësaj të hëne. Siç shikoni dhe nga pamjet ajo ka tronditur banorët të cilëve iu është shkëputur edhe energjia elektrike. Qyteti...

Defekti në ashensor rrezikon të sëmurët me dializë në spitalin e Shkodrës

Aktualitet

Defekti në ashensor rrezikon të sëmurët me dializë në spitalin e Shkodrës

Të sëmurët me dializë  nuk mund të zbresin shkallët në spitalin e Shkodrës pasi ashensori gjatë gjithë ditës është jashtë funksionit. Siç duket dhe nga pamjet, njerëz me karrike me rrota...

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Aktualitet

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Shpërthim në minierën e Kalimashit në Kukës. Policia deklaron zyrtarisht se i është vendosur eksploziv dhe është dëmtuar shtylla. “Më datë 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka...