9 ushqimet më të këqija për shëndetin

Saturday, 12 May 2018 18:28

1.Proshutë/pastërma derri.

  • Një lajm i keq vjen për adhuruesit e pastërmasë së derrit. Është një nga gjërat më të dëmshme që mund të konsumoni, sepse ky lloj ushqimi ju jep shumë më tepër yndyrna sesa ju nevojiten, duke rritur kështu nivelin e yndyrnave në gjak. Ndaj, nëse nuk e lini dot, të paktën përdoreni në sasi jo të mëdha.

2.Soda/ kola

Të pish soda apo kola është njëlloj sikur ta kesh ngrënë sheqerin, veçse në këtë rast e merr në gjendje të lëngët. Sodat e bombardojnë trupin tonë me sasi të mëdha sheqeri duke kontribuar kështu në obezitet, duke rritur rrezikun për kancer, lindje të parakohshme, çrregullime hormonale, dëmtim dhe shkatërrim të dhëmbëve. Disa nga sodat përmbajnë një lloj vaji (BVO) i cili lidhet ngushtë me acarimin e lëkurës, humbjen e kujtesës dhe problemet e lëkurës.

3.Sheqeri

Konsumi i sheqerit është i nevojshëm për organizmin tonë. Ne mund ta marrim atë përmes ushqimeve që konsumojmë çdo ditë, mjaltit, frutave etj. Megjithatë, shumë njerëz e tejkalojnë masën e konsumit të sheqerit i cili më vonë shkakton pasoja në shëndetin e tyre. Ngrënia e tepërt e sheqerit mund të çojë në obezitet, diabet të tipit 2, sëmundje kardiovaskulare etj.

4.Salcat (ketch-up), majoneza, mustarda

Me të vërtetë që këto lloj ushqimesh preferohen e konsumohen shpesh nga shumë njerëz, pa e vrarë mendjen për dëmin që ato mund të shkaktojnë.  Më të rrezikshme veçanërisht janë salcat e majonezat të cilat mbahen në temperaturën e dhomës apo salcat e paketuara në kuti jo të përshtatshme, me përmbajtje plumbi, alumini. Këto lloj ushqimeh janë të rrezikshme gjithashtu pasi mund të përmbajnë aditivë të ndryshëm si: ngyrues, yndyrna të këqija, agjentë kimikë etj. Kështu që sa më pak nga këto, aq më mirë për shëndetin!

5.Peshku shpatë dhe peshku ton

Peshku në shumë raste është pjesë e dietave të shëndetshme. Ato janë një burim proteinash dhe yndyrnash të pasaturuara (të padëmshme). Shumica e peshqve përmbajnë edhe mërkur në sasi të vogla, të padëmshme. Por kujdes me peshkun-shpatë, pasi është një rezervuar mërkuri. Apo në qoftë se jeni adhurues i tonit, bëni një zgjedhje të zgjuar. Disa nga tunat kanë mërkur përtej normave të lejuara.

Kështu peshku mund të kthehet në armik të njeriut. Veçanërisht tek gratë shtatzëna është i rrezikshëm dhe mund të shkatojë vonesa të zhvillimit menor të fetuseve të tyre apo edhe helmim.

6.Mishi i përpunuar

Në këtë katogori përfshihen proshutat, hot dog, sallamet, salçiçet dhe produktet e tjera të përpunuara të mishit . Sipas studimeve, këto lloj ushqimesh rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare apo edhe kancer. Kështu, njerëzit që hanë rregullisht (pothuaj çdo ditë)  rreth 50 gramë nga ky lloj ushqimi, kanë një risk prej 40 % më të lartë për të zhvilluar sëmundje zemre në të ardhmen, risk 20 % më të madh për diabet të tipit 2 etj.

7.Kokoshkat

Një zgjedhje e këndshme kur jeni duke parë një film, por a është një zgjedhje e mirë për shëndetin tuaj? Përgjigjja është jo! Kokoshkat kanë në përmbajtjen e tyre sasi vaji apo gjalpi të djegur, i cili me kalimin e kohës mund të japë pasoja serioze.  Në fakt, kokoshkat me shje gjalpi të përgatitura në mikrovalë, në të vërtetë nuk e marrin shijen nga gjalpi por nga agjentët kimikë e aromatizues.

8.Gjalpi/ margarina

Gjalpi përmban mjaft yndyrna të ngopura të cilat i japin atij formën e vet solide, por që nga ana tjetër janë mjaft të dëmshme. Ato rrisin nivelin e kolesterolit të keq në gjak, rrisin rrezikun për atake kardiake apo për sëmundjet e trurit.

9.Qumështi dhe nënproduktet e tij

Edhe pse ne i konsumojmë çdo ditë, duhet bërë kujdes pasi çdo gjë ka masën e vet. Kështu shumica e këtyre produkteve kanë  yndyrna të këqija që rrisin nivelin e kolesterolit, rrezikun për atake kardiake si dhe për inflamacione kronike. Shpesh lopëve për të prodhuar sasi të mëdha qumështi, u jepet një lloj hormoni  që quhet somatotropinë, i cili mund të shkaktojë sëmundje si tek lopët, ashtu edhe tek njeriu.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Aktualitet

Shpërthim në minierën e Kalimashit, hidhet në erë shtylla

Shpërthim në minierën e Kalimashit në Kukës. Policia deklaron zyrtarisht se i është vendosur eksploziv dhe është dëmtuar shtylla. “Më datë 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka...

Operacioni 'Bajri' në Lezhë dhe Laç, shoqërohen 17 persona

Aktualitet

Operacioni 'Bajri' në Lezhë dhe Laç, shoqërohen 17 persona

Policia dhe forcat speciale kanë rinisur operacionin 'Forca e Ligjit" kundër klanit 'Bajri", këtë radhë në Lezhë dhe në Laç, ku janë shoqëruar 17 persona, 41 mjete luksoze janë bllokuar...

Grabitet në mes të ditës shtëpia e biznesmenit shqiptar

Aktualitet

Grabitet në mes të ditës shtëpia e biznesmenit shqiptar

​Një grabitje ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Korçës nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 dhe shtëpia e grabitur i përket një biznesmeni korçar. Mësohet...