5 mënyra për të qëndruar larg infeksioneve urinare

E mërkurë, 16 May 2018 12:49

Nëse keni vuajtur ndonjëherë nga infeksionet e traktit urinar, e dini sa të dhimbshme dhe frustuese mund të jenë, sidomos nëse rikthehen sërish. Edhe pse mund t’i lehtësoni dhimbjet dhe simptomat e infeksionit urinar me anë të antibiotikëve brenda pak ditësh, ka disa masa të thjeshta që mund të merrni për të parandaluar rikthimin e tyre.

Që t’i thoni lamtumirë urinimit të shpeshtë, ndjesisë së djegies dhe simptomave të tjera të padëshirueshme, filloni të bëni këto ndryshime. Sekreti është të mbani bakteret larg traktit urinar.

1. Pini sa më shumë ujë – Mënyra më e thjeshtë për të parandaluar infeksionet e traktit urinar është të nxirrni bakteret jashtë fshikëzës dhe traktit urinar para se të futen më thellë. Nëse jeni të mirë-hidratuar, nuk do të qëndroni për shumë kohë pa urinuar.

2. Pastrohuni nga përpara-mbrapa. Bakteret zakonsiht qëndrojnë në pjesën e anusit. Nëse pastroheni nga para-pas, sidomos pasi keni jashtëqitur, rreziku është më i ulët që bakteret të kalojnë në uretër.

3. Lahuni para se të kryeni marrëdhënie seksuale dhe urinoni më pas. Lahuni me ujë të bollshëm para se të kryeni marrëdhënie seksuale. Kjo ndihmon që bakteret të qëndrojnë larg retrës. Ndërsa urinimi pas seksit ndihmon në nxjerrjen jashtë të çdo bakteri që ka hyrë në traktin urinar.

4. Qëndroni larg produkteve që shkaktojnë irritim të vaginës. Shmangni pudrat me aromë, deodorantët dhe produkte të tjera që shkaktojnë irritim të vaginës.

5. Metodat për kontrollin e lindjes. Disa metoda për parandalimin e shtatzënisë, si diafragma,  spermicide ose prezervativi mund të shkaktojnë shfaqje të infeksioneve urinare duke qenë se kontribuojnë në zhvillimin e baktereve. Nëse prekeni shpesh nga infeksionet urinare dhe përdorni një nga këto metoda për kontrollin e lindjes, përdorni lubrifikant për thatësinë vaginale dhe përdorni metoda të reja për kontrollin e lindjes.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu veshjen e të brendshmeve prej pambuku dhe shmangien e rrobave shumë të ngushta që mund shtyjnë bakteret afër uretrës. /Shëndeti/

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 12:54

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Aktualitet

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një...

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Lifestyle

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Shikimi në sytë e një personi mund të tregojë se sa i stresuar është. Ky është raporti i një studimi të realizuar së fundmi. Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e bebëzave ndryshon...

Trenat përplasen kokë më kokë

Globi

Trenat përplasen kokë më kokë

Të paktën 7 persona humbën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në Turqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në një stacion hekurudhor...

Sondazh

Nothing found!