Çelja e negociatave/Franca i “ngrin” buzëqeshjen Ramës: “Mos ecni më shpejt se muzika”

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak duket se është e qartë në atë që përfaqëson dhe se çfarë kërkon vendi i saj nga Shqipëria. Teksa ishte në Korçë në 100-vjetorin e Shpalljes së Republikës Autonome të Korçës, Vasak iu përgjigj interesimit të gazetarëve për anëtarësimin e vendit tonë në BE me një shprehje franceze: ‘Mos shkoni më shpejt se muzika’

 

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak duket se është e qartë në atë që përfaqëson dhe se çfarë kërkon vendi i saj nga Shqipëria.  Teksa ishte në Korçë në 100 vjetorin e Shpalljes së Republikës Autonome të Korçës, Vasak iu përgjigj interesimit të gazetarëve për anëtarësimin e vendit tonë në BE me një shprehje franceze. “Mos shkoni më shpejt se muzika”. Ishte kjo shprehja e përzgjedhur nga ambasadorja franceze, teksa nënvizoi se përpara se të presim me padurim hapjen e negociatave, duhet që sistemi i drejtësisë të jetë në lartësinë e vendet të familjes evropiane. “Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Ne presim shumë raporte. ‘Mos shkoni më shpejt se muzika’ është një shprehje franceze. Është një deshirë e madhe e popullit që të bëhet pjese e BE. Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri’, ka thënë Vasak. Deklarata e ambasadores së Francës në Tiranës, vijnë vetëm pak ditë pasi Edi Rama deklaroi në Bruksel se Shqipëria do të hapë negociatat e anëtarësimit në vitin 2018.  Franca dhe ambasadorja e saj në Tiranë, duket se kanë mendime të ndryshme me SHBA-në dhe ambasadoren e BE-së në Tiranë në lidhje me çështjen e kryeprokurorit të ri. Christine Vasak nga Korça është shprehur se Kushtetuta vendos për Prokurorin e Përgjithshëm.‘Kushtetuta shqiptare disponon kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin’, ka thënë Vasak.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>