Ç’ndodh me mësuesit kur kemi qeveritarë të paturp?  

Tashmë ka një fluks të paparë se kush do të tallet më shumë me mësuesit. Një garë e paturpshme që nuk duket kundtjetër, vec në Shqipërinë tonë. Ndërsa Lindita vazhdon edhe pas berihajt të  kelthasë për rezultatet e larta të njëfarë reforme që nga mësuesit po mbahet mend se duhet me paratë e tyre të paguajnë edhe regjistrin e notave për klasat ku japin mësim. Një klasë e paturp politike që kërkon të tallet kë gjen në rrugën e saj të plackitjes së vendit. Dhe në rrugë i dalin mësuesit, kjo shtresë skllevërish. Se u ngjajnë skllevërve, e pranon edhe vetë armata e mësuesve. “Kujt i çohet, tallet me ne. Që nga Ministrja, drejtuesit socialistë e lsistë. Po edhe pseudo-sindikatat që prej 26 vitesh na plaçkitin sa të mundin duke u paguar kuotiozacionet disa pleqve që edhe pas vdekjes kanë vendosur të mos lëshojnë kreun e sindikatës. Edhe pse janë vetëm policë që mbrojnë oligarkët e pushtetit dhe jo ne”,- thonë duke lëshuar plot akuza nën zë mësuesit. Flasin dhe thonë të vërtetat nën zë, pasi edhe vetë e pranojnë se janë skllevër.

Dhe mësuesit vazhdojnë duke rrëfyer tani që e ndjejnë veten terësisht të tradhëtuar nga të gjithë. Dhe thonë se kanë mbetur të vetmuar: Një vit më parë, nuk u shpërblyen mësuesit e dalluar, po ato që vendosën kryesitë e PS-së dhe të LSI-së. Kjo tashmë dihet gjithkund nëpër Shqipëri. Këtë bën sikur nuk e di vetëm  Lindita jonë. Poshtërsia, sic thonë vetë mësuesit, këtë fund viti ka marrë trajta të reja. Shpërblimi u është dhënë sërish vetëm militantëve, atyre që kanë qenë në takimin me kryeministrin në Tiranë. Ndërsa në mënyrë të paturp  drejtuesit e arsimit thonë: shpërblimin e kanë marrë mësuesit e dalluar. Po kush i përcaktoi këta të dalluarit, kur   drejtorët e shkollave thonë se, “ne nuk na ka pyetur kush për mësuesit e dalluar. Ato janë dërguar në takimin me kryeministrin nga kryesitë e partisë. Dhe ata janë shpërblyer duke i vlerësuar (po nga kush?) si të dalluar”? Moj Linditë e ke kthyer arsimin në një kosh ku secili që do mund të hedhë cdo lloj fjale plehu. Do të mbahesh mende si ministrja që ka luftuar me pasion moralin në sektorin e arsimit. Sepse në arsim, vetëm moral nuk ka. Me shpërblimin u tallët sa mundët. Po të paktën ndaluni me kaq. Pasi pse po vazhdoni të talleni edhe më tej?

Qeveritarët tanë edhe kur duan të bëjnë dicka të mirë nuk dinë ta bëjnë njerëzisht, po kafshërisht.  Kështu po ndodh edhe në Tiranë këto ditë. Mësuesit në të katër anët e vendit kanë mësuar se, për t’i marrë me të mire, atyre të Tiranës po u japin  nga një drekë. Sepse vetëm atyre u frikësohen se mund të ngrihen në grevë për mungesën e shpërblimit, edhe pse një gjë e tillë është e sanksionuar në  kontratën kolektive.

Turpi është sa një mal, pasi këtë farë dreke në këtë fund viti, ua taksën vetëm mësuesve të Tiranës. Si për t’ua mbyllur gojën e protestës për lojën që ua punuan këtë fund viti me shpërblimin që ishte i sanksionuar edhe në  kontratën kolektive (e theksojmmë).  Vërtet mësuesit e Tiranës janë shumë, ndaj edhe është vendosur një farë rradhe se kur do ta hajë drekën njëri apo tjetri mësues.  Budallallëqet e kësaj me nder me thënë Ministrie janë të pafundme. Aq sa i ftojnë mësuesit e shkretë në këtë farë dreke të hanë si në vetshërbim. Pasi radha është cdo 1 – 2 orë. Kjo është arsyeja që disa mësues kanë marrë leje  për të mos  pranuar  të shkojnë në këtë farë drake. (Kanë marrë leje, pasi i frikësohen ndonjë ndëshkimi. E thamë, mësuesit tashmë janë kthyer në skllevër). Është e turpshme kur mëson se këtë farë dreke e kanë përfituar vetëm mësuesit tiranas dhe jo ato të viseve të tjera të vendit. Edhe pse dihet se orteku i vështirësive të mësimdhënies  në rajonet rurale, ku në jo pak raste mungon edhe rruga automobilistike dhe mësuesve u duhet të ecin me orë të tëra në këmbë, apo në shkolla ku Ministria nuk ka cuar qoftë edhe një tabaka  letre dhe mësuesit gjithcka e blejnë me lekët e tyre, blejnë edhe një top llastiku  për orët e fiskulturës që Ministria i barazoi me ato të matematikës, po pa cuar nëpër shkolla asgjë  tjetër, a thua se mësimi zhvillohet vetëm me urdhrin e peshkut.

Dhënia e drekës shpërblyese vetëm mësuesve tiranas do të mbetet në analet e turpit në historinë  e arsimit shqiptar. Një drekë qesharake për të zbutur nervin e urrejtjes dhe të protestës  ndaj monstrave të tilla që fatkeqësisht kemi sot në krye të punëve. Tashmë mësuesit dhe komuniteti i prindërve duhet të bashkohen për të mbrojtur njerëzillëkun. Pasi monstrat e sotme po përpiqen ta zhysin në kafshëri me veprimet që po u imponohen mësuesave. Për çfarë ka ndodhur në këto dy vite me shpërblimin e mësuesve në fundviti i takon ministres të mos qëndrojë më në heshtje. Të paktën një herë të hapë gojën e të tregtojë pak nga e vërteta. Sepse mësuesit i dinë të gjithë, po jo komuniteti i prindërve, ende jo gjithë shqiptarët. Të paktën Ministrja të justifikojë vetveten.

 

 

1 Koment

  1. A

    27/12/2016 at 21:53

    Nuk janë 2 vite që nuk marrin shpërblim, por 4 vjet, që nga 2013.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>