Debat në PS: Zoti kryetar, arrestimet bëji internime  

edi-rama

 

Linja e fortë e dhunës, që u sponsorizua nga revanshi bolshevik i 29-s, tani po has në një linjë formale rezistence. Nën frymëzimi e përvojës diktatoriale, një grup “ekspertësh” socialistë i kanë kërkuar kryetarit Rama që valën e arrestimeve ta kthejë në valë internimesh, pasi kështu kurseheshin lekët e buxhetit, e njëkohësisht edhe forcohej roli edukativ ndaj elementit të gënjyer prej propagandës së opozitës

Pyetja e Ditës: Cilët ministra po bien dëshmorë të dimrit të vështirë që nisi sot?

 

Brenda në PS ka plasur një debat i madh mes kryetarit Edi Rama dhe anëtarëve të kryesisë e grupit parlamentar, për mënyrën sesi ai po qeveris, pritshmëritë e ardhshme dhe më konkretisht, për ecurinë e përpjekjeve qeveritare për rehabilitimin e figurës së diktatorit Hoxha dhe të diktaturës në tërësi. Këtë herë është vërtetë serioze dhe jo si stisjet e javës së kaluar në seancën parlamentare ku Bashkim Fino u “përlesh” me Anastas Angjelin dhe Gramoz Ruçin, një debat farsë që thjesht tentoi të eklipsojë buxhetin skandaloz të qeverisë dhe rritjen e taksave nga 1 Janari 2015. Pavarësisht kësaj, ky debat qesharak s’e bllokoi as buxhetin dhe as paketën fiskale, duke legjitimuar kështu varfërinë dhe rrënimin e ekonomisë familjare të qytetarëve shqiptarë. Por, shqetësimi i socialistëve nuk është as Fino, as Braçe dhe as Ruçi, madje as vetë Edvini, por se qeveria duhet të orientohet drejt teknikave të enverizmit, meqënëse ka një angazhim qeveritar aktualisht për rehabilitimin e komunizmit dhe të personazheve të tij. Dhe jo më kot, prej 1 viti e gjysmë, nostalgjikët e regjimit komunist janë të ftuar të veçantë të protokollit shtetëror në ceremonitë përkujtimore të Çlirimit të vendit dhe paraqiten aty me portrete të diktatorit dhe i kushtojnë atij këngë partizane. Por, siç duket as kjo dhe as Bunk-Arti i Ramës i çelur në rrëzë të Dajtit, i cili është një metodë e propagandës tipike totalitare për të hapur “legalisht” një muze për Enver Hoxhën, s’është e mjaftueshme për socialistët iniciues të debatit të ashpër me Kryetarin. “Zoti kryetar, arrestimet bëji internime”, i janë drejtuar ata në kor kryeministrit, duke i kërkuar që prangosjet e qytetarëve të thjeshtë dhe kundërshtarëve politikë në të katër anët e vendit për mospagim të faturave apo denoncime të paaftësisë së policisë për të mbajtur rendin, të cilat po i bën si në kohën e policisë sekrete të Enver Hoxhës, t’i bëjë më mirë internime. Duke i përngjarë akoma edhe më shumë totalitarizmit hoxhist. Kjo është arsyetuar se, kostoja e mbajtjes së një të burgosuri është e papërballueshme për shtetin dhe për këtë i kërkuan që të rishihte edhe njëherë strategjinë e operacioneve të arrestimeve, duke i zëvendësuar me internime të të pabindurve të diktaturës. Kësisoj, qeveria shpëton nga një hall i madh, ai kostos të ushqyerjes së të burgosurve dhe heqin çdo përgjegjësi për jetën dhe shëndetin e të burgosurve. Po i kërkojnë me ngulm rehabilituesit të Enverit që të mos merret vetëm me dekorin e figurës së diktatorit thjesht për kujtim, por ta çojë deri në fund punën e nisur, duke rikthyer internimet e “armiqëve të partisë”, pasi ekzekutime s’bëjnë dot aktuakisht. Pra, për socialistët, internimi shihet si strategjia më kuptimplotë dhe më bindëse dhe me llogari ekonomike për shtetin, pasi duke i internuar shteti i heq vetes një përgjegjësi të madhe dhe në rastin e dytë, ata do të vdesin urie në kampet e internimit të diktaturës së rilindur në 2014-ën. Ky është debati që po bëhet sot në korridoret e ngrehinës socialiste e cila gjatë gjithë ditëve të javës është e braktisur, për shkak se funksionarët janë të zënë me “punët e shtetit” dhe mblidhen aty vetëm për prerjen e kokave të qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë dhe në rastin konkret llogaritë s’do bëhen më se kush e ka radhën për tu futur në burg, por se kush do të internohet. Kjo është era e keqe e terrorit dhe krimit shtetëror që po shkatërron familjet shqiptare dhe po i çon ata në kufi të mbijetesës.

Thellohet skandali qeveritar – Arrestohet qytetari që denoncoi vjedhjen e parave/Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes rrjetit social Facebook arrestimin e një qytetari nga Lezha, Kol Gegës, i cili katër ditë më parë njoftoi në Polici se persona me uniforma blu i kishin vjedhur 10 milionë lekë dhe 2 mijë euro në shtëpi. Berisha e ka konsideruar arrestimin e tij si “hakmarrje primitive edviniane”, që ka ardhur pas akuzave ndaj uniformave blu, ndaj ka sjellë edhe një variant tjetër të ngjarjes. “Policia arreston dhe mban në burg Kol Gegën, pasi denoncoi se policë me uniformë dhe me makinë policie, pasi bënë kontrollin në banesë, i vodhën 13 milionë lekë. Shkaku i arrestimit është se po rindërtonte shtëpinë pa dokumenta të rregullta. Kësaj i thonë ankohu po deshe kur të vjedhim, se ta bëjmë dhe më zi. Ky është shteti i policit, që ka zëvendësuar shtetin e ligjit”, shkruan Berisha.

8 Komente

  1. Latifi

    01/12/2014 at 22:26

    VEC MOS PRENTENDO E MOS I THUJ KUJ SE NUK JE KLYSH BOLSHEVIKUTT E ENVERIST ti felliqesire e ndyre komuhniste! ne lule te ballit kemi per te ta mbajt

    • Blendi Klosi

      05/12/2014 at 23:59

      O Latif, o lesh!ti dhe budallenjte si puna tande e sollet ne pushtet kete te cmendur. Shko ore pirdhu

  2. Xhileti

    01/12/2014 at 19:00

    Pikes i ke rene

  3. shani

    01/12/2014 at 18:57

    Si qyetar i thjeshte me qendrimet e veprimet tuaja qe po reflektoni konkluzioni eshte i qarte :
    PD duhet te marre emerin PS
    PS te marre emrin PD
    Ndroni vetem kollaret

  4. Blendi Klosi

    01/12/2014 at 00:33

    i lumte mire na e ban, nanen sna e paska q*** ate deshem ate meritojme

  5. Bilal Xhaferri

    01/12/2014 at 00:31

    C’na piu e zeza me kete diktatorin e PS! E votuan 1 milione budallenj dhe me kete i hapen vetes nje Spaç te dyte. Çohuni burra ta rrezojme enverin e dyte