Debatet dhe liria e mendimit po e ringrenë Partinë Demokratike

Nqs partia socialiste, si rivalja direkte e Partisë Demokratike, e ka një kryetar në krye të saj, por pa garë, pavarësisht se me anë të korrupsionit dhe presionit elektoral, ja mundësoi vetes qëndrimin në pushtet edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit. Apo më keq akoma LSI, që deri më datën e zgjedhjeve u mësua të servirej si pol i tretë a kingmaker në politikën shqiptare, pas dështimit spektakolar me gjithë aktivizimin e një trupe të konsiderueshme humane për blerjen masive të votës, menjëherë pas rezultatit, që padyshim e nxori nga axhenda politike e ditës, me të ashtuquajturën “stafetë” kryetar dhënie brenda familjes Meta, nuk mungoi të provonte gjithashtu, se ajo më shumë se një sekt nuk ishte një forcë politike.

PD nga ana tjetër duket sikur është mbërthyer në një ngërç sherrnaje, ku zor se do duket t’i dalë tym i bardhë. Por në fakt, në të nuk po ndodh thjesht një fenomen i zakontë siç jemi mësuar të shohim deri tani për një subjekt politik shqiptar, sepse debati i ashpër e shqetësimi për fatin e kreut të kësaj, ashtu sikundër formati sy ndër sy i përplasjes pa gjasme mes kandidatëve për kryetar partie, po merr gjithë vëmendjen e opinionit publik dhe me të drejtë, pasi është partia që ka dominuar jetën politike të vendit pas viteve ’90.

Edhe pse anëtarësia e demokratëve të formësuar keqazi si çdo shqiptar me edukatën moniste të unitetit të domosdoshëm brënda partisë, mbase dhe pa faj për shkak të mungesës edhe në këto 27 vitet e fundit së një kulture debati të fortë brenda një subjekti politik, mbi mënyrën e administrimit pas një rezultati negativ zgjedhor, i kanë bërë ta përjetojnë jo vetëm me dramacitet zhvillimin e garës për kryetar të PD, por edhe t’u japi atyre privilegjin për të qenë protagonistë të një risie në mënyrën e riorganizimit të partisë mes përplasjes së rrymave, brezave e mentaliteteve politikë, ku gjithëpërfshirja përreth kandidatit fitues për kryetar partie me votën e anëtarësisë, përtej fundit të lumtur do jetë starti i një kalvari të ri opozitë-bërjeje, e cila sigurisht do ketë nevojë për rikonceptim në përballjen me një kryeministër që ka dhënë shenja të qarta qeverisje me metoda autoritarizmi, mbi të gjitha me pasoja të rrezikshme për demokracinë dhe ekonominë e vendit.

Por partia demokratike, ashtu si prej 4 viteve të nisjes së opozitës vazhdon të qëndrojë në thep-shtjekëz të medias së keqpërdorur, e cila me anë pronarëve të saj, po për të njëjtat motive vijon të mëtojë në oborrin e qeverisë dhe t’i shërbejë interesave të saj. Kështu që për çfardo lloj rrethanash, gjithë debatin e fortë që duhet konsideruar i dobishëm për një forcë politike, aq më tepër opozitare, mediat, përfshi dhe atë pjesë të rrjeteve sociale krijuar po për hesap të pushtetit, po ja shesin opinionit publik si shpartallim të PD. Vërtet, që lënia jashtë aktivitetit parlamentar i bën disa ish-pushtetarë emra të njohur të PD, ka sjellë një reaksion të shtuar, por të pritshëm kontestimi brenda radhëve të demokratëve. Ata janë vënë tërësisht në dispozicion të axhendës së medias të sipërfolur për hesap të Edi Ramës dhe Ilir Metës, që duke shigjetuar drejtpërdrejt deri me sulme personale e brenda familjes lidershipin aktual të demokratëve, njëkohësisht edhe kreun e opozitës së djathtë, për të mbjellë një panoramim tejet negativ ndaj PD. Ç’ka do ishte jo vetëm objektivi i PS për të dobësuar në maksimum opozitën morale dhe tradicionale për një mandat qeverisës sa më pa kokëçarje dhe pa konfrontime serioze, por edhe objektivi primar i LSI, për t’u evidentuar ajo si opozita kryesore në vënd, qëllim ky që përkon me mbjelljen e shpresës së riardhjes së saj të shpejtë në pushtet, që do t’i jepte para së gjithash mundësinë e mbajtjes së elektoratit të “vjedhur”1 nga PD e PS nëpërmjet blerjes së votës apo joshjes me vënde pune në administratë. Por nga ana tjetër, referuar preçedentëve aspak të suksesshëm që ka ofruar krijimi i forcave të tjera politike prej dy partive të mëdha PD e PS, nuk u lë vënd as për optimizëm dhe as oportunitet veprimi këtyre faktorëve, që pas zgjedhjeve të 22 Korrikut për kreun e PD, me më shumë gjasa janë të destinuar, që secili  në pragmatizmin e vet të ofrohet si kontribut në ringritjen e opozitës, ku bashkëpunimi i pamunguar do të mund të gjente në momentin e duhur edhe vlerësimin e munguar.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>