Debati për teatrin/Ndrenika: Le të na japin sheshin tek vëllezërit “Frashëri”

Aktorët e Teatrit Kombëtar janë mbledhur ditën e djeshme për të diskutuar në lidhje me debatin për Teatrin Kombëtar. Aktori i njohur Robert Ndrenika u shpreh kundër ndërtimit të teatrit me Partneritet Publik Privat. Propozimi i Ndrenikës ishte që nëse në vendin ku sot ndodhet teatri do të ndërtohen kulla atëherë për teatrin të jepet sheshi tek vëllezërit “Frashëri”. “Ajo që më shqetësoi është Partneriteti Publik Privat që unë jam kundër këtij për arsye se jam i bindur dhe nuk ma lot perëndia nga mendja, që Teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paratë e taksapaguesve. Në çdo vend, edhe në Maqedoni shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët që i shfrytëzon deri në palcë. Pra nuk jam fare për këtë.  Më paraqiti Kapexhiu këtë, në pamje të parë më pëlqeu. Ka variante sa të duash, ka variante që mund të marrin të tërë përveç 7-8 kullave që duan të bëjnë atje prapa, le të bëjnë nja 3-4 këtu dhe le të na japin sheshin tek vëllezërit “Frashëri” ai rri bosh aty. Të bëhet një teatër i mirë dhe aty. Gjithë gazetat që PPP është në interes të privatit, jo në interes të teatrit dhe aktorëve”.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>